Në stadiumin "de Montivilli", Girona vendase fitoi 5-3 kundër Mallorcas për javën e gjashtë në La Ligan spanjolle. Katalanasit e vegjël morën kryesimin e kampionatit me 16 pikë, duke lënë pas Realin e Madridit që ka një ndeshje më pak. Pas tyre edhe Barça. Dueli nisi keq për djemtë e Michel, që pësuan pas vetëm katër minutave lojë. Ishte Vedat Muriqi që shënoi për ishullorët nga penalltia, duke kujtuar se miqtë i kishin idetë të qarta.
Pas golit të pësuar, "Hirushja" Gironë shënoi katër gola në pjesën e parë me Lopez, Dovbyk, Martin dhe Herrera, ndërsa Savio në pjesën e dytë i dërgoi shifrat në 5-1. Miqtë u kujtuan vonë dhe shënuan dy herë me Prats në minutat 89 dhe 90+5 për rezultatin final 5-3.
Girona me 16 pikë kryeson renditjen së bashku me Barçën, teksa Real Madrid me 15 pikë qëndron një pozitë më poshtë, teksa luan nesër. Mallorca me pesë pikë mban vendin e 15-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Girona befason La Ligan, katalanasit kryesojnë kampionatin spanjoll! Barcelona përmbysje të madhe kundër Celta Vigo-s
S.Dh/ReportTv.al