FA Cup në Angli zhvilloi tre ndeshjet e radhës për fazën e 1/8. Një biletë për në fazën çerekfinale siguruan Manchester City, Newcastle dhe Leicester.
Në "Keniluorth", vendasit e Luton e patën të pamundur të shpresonin për një kalim të gjigantëve të Manchester Cityt. Qytetarët shënuan gjashtë gola duke triumfuar 2-6 në udhëtim. Erling Haaland nuk ishte i vetmi që shkëlqeu me pesë gola në minutat 3, 18, 40, 55 dhe 58, me De Bruyne që dhuroi katër asiste. Goli i gjashtë u shënua nga Kovacic, teksa Clark shënoi dy gola për vendasit, njëri prej tyre nga jashtë zonës.
Një biletë për më tej siguruan edhe Leicester, që pas 120 minutave mundi 0-1 Bournemouth. Newcastle iu fal penalltive për të triumfuar kundër Blackburn.
FA Cup, 1/8:
Bournemouth 0-1 Leicester (pas 120 minutave lojë)
Blackburn 1-1 Newcastle (Newcastle kalon pas penalltive)
Luton 2-6 Manchester City