Në "Keniluorth", vendasit e Luton e patën të pamundur të shpresonin për një kalim të gjigantëve të Manchester Cityt. Qytetarët shënuan gjashtë gola duke triumfuar 2-6 në udhëtim. Erling Haaland nuk ishte i vetmi që shkëlqeu me pesë gola në minutat 3, 18, 40, 55 dhe 58, me De Bruyne që dhuroi katër asiste. Goli i gjashtë u shënua nga Kovacic, teksa Clark shënoi dy gola për vendasit, njëri prej tyre nga jashtë zonës.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Haaland 'makineri', i shënon pesë gola Lutonit! Leicester dhe Newcastle kalojnë pas 120 minutave në FA Cup
S.Dh/ReportTv.al