Serie A e futbollit vijoi këtë të shtunë me dy ndeshjet e radhës për javën e fundit, atë të 38-të. Në Torino, Juventusi mundi 2-0 Monzën, ndërsa në 20:45 Milani barazoi 3-3 kundër Salernitanës në "San Siro".
Në "Allianz Stadium" Juventusi fitoi 2-0 kundër Monzës, me bardhezinjtë që për momentin marrin vendin e tretë në Serie A, duke pritur një hap fals nga Atalanta e cila ka dy ndeshje më pak. Bardhezinjtë shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Chiesa në të 26 minutë dhe Alex Sando (asist i Fagiolit) dy minuta më vonë vendosën duelin për djemtë e Max Allegrit, i cili e kishte ndeshjen e fundit në drejtimin e "Zonjës së Vjetër".
Në "San Siro" Milani barazoi 3-3 mes dramës kundër Salernitanës për raundin e 38-të dhe të fundit në Serie A. Me kuqezinjtë që kishin siguruar vendin e dytë dhe miqtë që sezonin e ri do luajnë një kategori më poshtë, dueli i sotëm ishte pa objektiva. Leao në minutën e 22-të, Giroud në të 27 dhe Calabria në pjesën e dytë shënuan për kuqezinjtë, ndërsa Simy (dopietë) dhe Sambia shënuan për miqtë, me dy golat e fundit në minutat 87 dhe 89. Ky ishte dueli i fundit për Giroud me Milanin, teksa francezi ka firmosur me Los Angeles Galaxy në MLS. Veç Giroud, kjo ishte ndeshja e lamtumirës edhe për trajnerin Stefano Pioli.
Serie A, raundi 38-të:
18:00 Juventus 2-0 Monza
20:45 Milan 3-3 Salernitana
Renditja: