Në "San Siro" Milani barazoi 3-3 mes dramës kundër Salernitanës për raundin e 38-të dhe të fundit në Serie A. Me kuqezinjtë që kishin siguruar vendin e dytë dhe miqtë që sezonin e ri do luajnë një kategori më poshtë, dueli i sotëm ishte pa objektiva. Leao në minutën e 22-të, Giroud në të 27 dhe Calabria në pjesën e dytë shënuan për kuqezinjtë, ndërsa Simy (dopietë) dhe Sambia shënuan për miqtë, me dy golat e fundit në minutat 87 dhe 89. Ky ishte dueli i fundit për Giroud me Milanin, teksa francezi ka firmosur me Los Angeles Galaxy në MLS. Veç Giroud, kjo ishte ndeshja e lamtumirës edhe për trajnerin Stefano Pioli.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Epilogu i Serie A, Juventus mposht 2-0 Monzën! Salernitana befason 3-3 Milanin në 'San Siro'
S.Dh/ReportTv.al