Tijjani Reijnders

Sport

GOLAT/ Milan dhe Inter barazojnë 1-1 në derbi, Juventusi kalon Empolin! Roma ndal Napolin në Serie A

2 Shkurt, 15:25| Përditesimi: 2 Shkurt, 22:48

  • Share

Serie A e futbollit vijoi këtë të diel (2 shkurt) me katër ndeshjet e radhës për raundin e 23-të. Në mesditë Juventusi përmbysi 4-1 Empolin, ndërsa në 18:00 spikati barazimi 1-1 mes Milanit dhe Interit në derbi. Në mbrëmje Roma ndali 1-1 Napolin kryesues.

Milani nuk ia ka dalë të mposhtë Interin për derbin e tretë radhazi. Këtë të diel në "San Siro" kuqezinjtë barazuan 1-1 kundër "kushërinjve" zikaltër në një ndeshje që Interin e pa të ngecte te shtylla tre herë. Ky ishte derbi numër 242 mes tyre.

Duhej një gol i Tijjani Reijnders në minutën e 45-të që pjesa e parë të mbyllej në epërsinë e kuqezinjve. Në fraksionin e dytë Interi pa përpara dhe goditi tre herë shtyllën, para se goli i barazimit të shënohej nga de Vrij në minutën e tretë shtesë. Spektakël në "San Siro" dhe shumë emocione në një ndeshje kornizë të elitës së futbollit në Itali. Simone Inzaghi në këtë përballje nuk i dha asnjë minutë Kristjan Asllanit.

Në "Allianz Stadium" Juventusi fitoi 4-1 me përmbysje kundër Empolit. Ishte një ish si De Sciglio në minutën e katërt që kaloi Empolin në epërsi, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat. Deçizive minuta e 59-të, me Ardian Ismajlin që la fushën i dëmtuar për Empolin. Pas këtij momenti, në pesë minutat e radhës Juventusi shënoi dy gola me Kolo Muanin për të përmbysur ndeshjen. Në minutën e fundit ishte Vlahovic që me një supergol shënoi golin e tretë, ndërsa në shtesë Conceiçao gjeti edhe golin e katërt.

Në "Olimpico" Roma dhe Napoli barazuan 1-1, duke lënë hapur garën për titullin kampion në Serie A. Ishte një ish si Spinazzola që kaloi miqtë e Contes në epërsi në minutën e 29 me një gol të bukur, teksa vendasit nuk u dorëzuan. Kur u duk se gjithçka do fliste për napoletanët, kështu nuk mendoi Angelino që në shtesë bëri "engjëllin" për vendasit duke shënuar fluturimthi.

Në "Artemio Franchi" vendasit e Fiorentinës fituan 2-1 kundër Genoas. Sfida në Firenze u zhbllokua pas nëntë minutave lojë nga Kean, ndërsa brenda pjesës së parë Gudmundsson do dyfishonte. Paçka se De Uinter shkurtoi  shifrat në minutën e 55-të, ishin vendasit ata që dolën me tri pikë dhe shohin vendin e pestë në renditjes, kjo edhe me një ndeshje për të zhvilluar (kundër Interit).

Serie A, raundi 23:

E diel, 02 shkurt 2025

12:30 Juventus 4-1 Empoli

15:00 Fiorentina 2-1 Genoa

18:00 Milan 1-1 Inter

20:45 Roma 1-1 Napoli

Renditja:

Ora 22:45
Angelino bën 'engjëllin' me supergol, Roma barazon 1-1 me Napolin

Në "Olimpico" Roma dhe Napoli barazuan 1-1, duke lënë hapur garën për titullin kampion në Serie A. Ishte një ish si Spinazzola që kaloi miqtë e Contes në epërsi në minutën e 29 me një gol të bukur, teksa vendasit nuk u dorëzuan. Kur u duk se gjithçka do fliste për napoletanët, kështu nuk mendoi Angelino që në shtesë bëri "engjëllin" për vendasit duke shënuar fluturimthi. Tanimë Napoli me 54 pikë vijon të jetë në krye të Serie A, tre pikë më shumë se Interi (-1 ndeshje), ndërsa Roma me 31 pikë mbetet sërish në pozitën e nëntë.

Ora 20:08
VIDEO/ Milani thyhet në shtesë, Interi e barazon 1-1 në Derbin e Madoninës! Asllani në stol


Milani nuk ia ka dalë të mposhtë Interin për derbin e tretë radhazi. Këtë të diel në "San Siro" kuqezinjtë barazuan 1-1 kundër "kushërinjve" zikaltër në një ndeshje që Interin e pa të ngecte te shtylla tre herë. Ky ishte derbi numër 242 mes tyre.

Duhej një gol i Tijjani Reijnders në minutën e 45-të që pjesa e parë të mbyllej në epërsinë e kuqezinjve. Në fraksionin e dytë Interi pa përpara dhe goditi tre herë shtyllën, para se goli i barazimit të shënohej nga de Vrij në minutën e tretë shtesë.

Spektakël në "San Siro" dhe shumë emocione në një ndeshje kornizë të elitës së futbollit në Itali. Simone Inzaghi në këtë përballje nuk i dha asnjë minutë Kristjan Asllanit.

Me 35 pikë Milani mbetet në vendin e tetë, ndërsa Interi me 51 pikë qëndron në pozitën e dytë të Serie A, dy pikë pas Napolit kryesues.

Ora 18:27
VIDEO/ Fiorentina sheh nga Evropa, mposht 2-1 Genoan


Në "Artemio Franchi" vendasit e Fiorentinës fituan 2-1 kundër Genoas. Sfida në Firenze u zhbllokua pas nëntë minutave lojë nga Kean, ndërsa brenda pjesës së parë Gudmundsson do dyfishonte. Paçka se De Uinter shkurtoi  shifrat në minutën e 55-të, ishin vendasit ata që dolën me tri pikë dhe shohin vendin e pestë në renditjes, kjo edhe me një ndeshje për të zhvilluar (kundër Interit).

Ora 16:59
Formacionet zyrtare/ Calhanoglu rikthehet titullar, Asllani në stol! Sot në 18:00 luhet derbi Milan - Inter


Java e 23-të e Serie A zbret këtë të diel në fushë Milanin dhe Interin në përballjen derbi. Tanimë janë zbardhur edhe formacionet zyrtare për derbin e Madoninës, me Calhanoglu që pas dëmtimit është rikthyer nga minuta e parë te Interi. Në stol Asllani. Milan i beson Pulisic, Leao, Abraham, teksa debuton Walker. Kujtojmë se Milani ka dy fitore radhazi në derbi.

Formacionet zyrtare:

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Walker, Tomori, Pavlovic, Theo Hernandez; Bennacer, Reijnders; Musah, Pulisic, Leao; Abraham. Trajner: Conceição.
Të gatshëm: Sportiello, Torriani, Jovic, Okafor, Zeroli, Jimenez, Chikwueze, Thiaw, Bartesaghi, Terracciano, Gabbia, Camarda.

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram. Trajner: Inzaghi.
Të gatshëm: Martinez, Calligaris, Zielinski, Arnautovic, Acerbi, Frattesi, Asllani, Carlos Augusto, Bisseck, Darmian, De Pieri, Zalewski, Taremi

Ora 15:27
VIDEO/ Juventusi përmbys 4-1 Empolin, Kolo Muani dopietë! Dëmtohet Ismajli


Në "Allianz Stadium" Juventusi fitoi 4-1 me përmbysje kundër Empolit. Ishte një ish si De Sciglio në minutën e katërt që kaloi Empolin në epërsi, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat. Deçizive minuta e 59-të, me Ardian Ismajlin që la fushën i dëmtuar për Empolin. Pas këtij momenti, në pesë minutat e radhës Juventusi shënoi dy gola me Kolo Muanin për të përmbysur ndeshjen. Në minutën e fundit ishte Vlahovic që me një supergol shënoi golin e tretë, ndërsa në shtesë Conceiçao gjeti edhe golin e katërt. Për momentin Juve merr vendin e katërt me 40 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?