Milan 1-1 Inter

Sport

VIDEO/ Milani thyhet në shtesë, Interi e barazon 1-1 në Derbin e Madoninës! Asllani në stol

2 Shkurt, 20:08| Përditesimi: 2 Shkurt, 21:18

  • Share


Milani nuk ia ka dalë të mposhtë Interin për derbin e tretë radhazi. Këtë të diel në "San Siro" kuqezinjtë barazuan 1-1 kundër "kushërinjve" zikaltër në një ndeshje që Interin e pa të ngecte te shtylla tre herë. Ky ishte derbi numër 242 mes tyre.

Duhej një gol i Tijjani Reijnders në minutën e 45-të që pjesa e parë të mbyllej në epërsinë e kuqezinjve. Në fraksionin e dytë Interi pa përpara dhe goditi tre herë shtyllën, para se goli i barazimit të shënohej nga de Vrij në minutën e tretë shtesë.

Spektakël në "San Siro" dhe shumë emocione në një ndeshje kornizë të elitës së futbollit në Itali. Simone Inzaghi në këtë përballje nuk i dha asnjë minutë Kristjan Asllanit.

Me 35 pikë Milani mbetet në vendin e tetë, ndërsa Interi me 51 pikë qëndron në pozitën e dytë të Serie A, dy pikë pas Napolit kryesues.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milan dhe Inter barazojnë 1-1 në derbi, Juventusi kalon Empolin! Roma ndal Napolin në Serie A


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?