Festa e Interit

GOLAT/ Kristjan Asllani asist fantastik, Interi fiton 0-4 ndaj Leçes dhe 'prek' titullin e Serie A! Tre shqiptarë në fushë

25 Shkurt, 20:01| Përditesimi: 25 Shkurt, 21:10

  • Share

Në "Via del Mare" vendasit e Leçes u mposhtën 0-4 nga Interi. Për raundin e 26-të në Serie A, Kristjan Asllani e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe nuk zhgënjeu. Mesfushori i Kombëtares dhuroi asistin e golit të parë në minutën e 15-të, me Lautaron që zhbllokoi shifrat. Asllani veç asistit u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë Frattesi dyfishoi shifrat në minutën e 54. Vetëm një minutë më vonë, Inzaghi i bëri vend Barellas duke nxjerrë Asllanin, paçka se shqiptari ishte lojtari më i mirë i pjesës së parë. Më pas Lautaro në të 56 shënoi për dopietën dhe de Vrij në të 68' i dërguan shifrat në 0-4.

Te Leçe minutat e para këtë sezon mori edhe Medon Berisha (kapiteni i Shqipërisë U-21), që zëvendësoi Ylber Ramadanin në të 79 minutë. Me 66 pikë dhe një ndeshje më pak, Interi kryeson Serinë A, nëntë pikë më shumë se Juventusi dhe duket me "një dorë" te trofeu.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi 'poker' ndaj Leçes, zikaltërit pranë titullit kampion! Juventusi fiton 3-2 ndaj Frosinones, ngecin Napoli me Milanin


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?