Serie A e futbollit është në javën e 26-të. E diela sportive në Itali filloi në orën 12:30, aty ku Juventusi fitoi 3-2 me Frosinonen në një ndeshje dramatike. Po sot, në 18:00 Interi fitoi 0-4 ndaj Leçes në udhëtim, teksa Milani barazoi 1-1 me Atalantën në "San Siro". Edhe Napoli u ndal 1-1 në Sardegna.
Në Torino, Juventusi s'e pati të lehtë. Duhej Daniele Rugani dhe shumë raste të humbura që "Zonja" të mposhtet 3-2 Frosinonen. Bardhezinjtë shënuan pas vetëm tre minutave lojë me Vlahovic, para se Cheddira dhe Bresciani të përmbysnin ndeshjen. Te Juve sërish Vlahovic në minutën e 32 vendosi ekuilibrat për 2-2. Fraksioni i dytë i lojës ishte dramatik, me vendasit që nuk mundën të shënonin deri në minutën e fundit të shtesës, paçka disa rasteve të pastra. Duhej mbrojtësi Daniele Rugani në të 90+5' dhe pasimi final i Vlahovic që Juventus të gjente golin e fitores 3-2. Me 57 pikë Juventusi mban vendin e dytë, duke qenë në ndjekje të kryesuesve të Interit.
Cagliari dhe Napoli barazuan 1-1 në Sardegna. Paçka rezultatit të mirë kundër Barcelonës në Champions League (1-1), napoletanët me trajneri e ri Francesco Calzona në stol nuk shkuan më shumë se një pikë në udhëtim. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, aty ku Napoli shënoi me Osimhen në të 65 minutë. Goli i barazimit u shënua nga Luvumbo në 90+6, duke bërë që napoletanët të kenë tre ndeshje pa fitore në Serie A. Napoli me 37 pikë mban vendin e nëntë, teksa Cagliari me 20 pikë ndodhet në pozitën e parafundit.
Në "Via del Mare" vendasit e Leçes u mposhtën 0-4 nga Interi. Kristjan Asllani e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe nuk zhgënjeu. Mesfushori i Kombëtares dhuroi asistin e golit të parë në minutën e 15-të, me Lautaron që zhbllokoi shifrat. Asllani veç asistit u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 38-të.
Në pjesën e dytë Frattesi dyfishoi shifrat në minutën e 54. Vetëm një minutë më vonë, Inzaghi i bëri vend Barellas duke nxjerrë Asllanin, paçka se shqiptari ishte lojtari më i mirë i pjesës së parë. Më pas Lautaro në të 56 shënoi për dopietën dhe de Vrij në të 68' i dërguan shifrat në 0-4. Te Leçe minutat e para këtë sezon mori edhe Medon Berisha (kapiteni i Shqipërisë U-21), që zëvendësoi Ylber Ramadanin në të 79 minutë.
Milan sërish nuk fiton. Këtë herë kuqezinjtë e Piolit u ndalën 1-1 në shtëpi nga Atalanta. Pas vetëm tre minutave lojë Leao shënoi golin e parë të ndeshjes, duke bërë që Milani të merrte avantazhin dhe të mendonte se përballja ishte e lehtë, por nuk ndodhi kështu. Duhej Koppmeiners që në të 42 minutë me penallti të vendoste ekuilibrat.
Serie A, raundi 26-të:
E dielë
12:30 Juventus 3-2 Frosinone
15:00 Cagliari 1-1 Napoli
18:00 Leçe 0-4 Inter
20:45 Milan 1-1 Atalanta
Renditja:
Milan sërish nuk fiton. Këtë herë kuqezinjtë e Piolit u ndalën 1-1 në shtëpi nga Atalanta. Pas vetëm tre minutave lojë Leao shënoi golin e parë të ndeshjes, duke bërë që Milani të merrte avantazhin dhe të mendonte se përballja ishte e lehtë, por nuk ndodhi kështu. Duhej Koppmeiners që në të 42 minutë me penallti të vendoste ekuilibrat. Me 53 pikë Milani mbetet në vendin e tretë, teksa Atalanta me 46 pikë në pozitën e pestë.
Në "Via del Mare" vendasit e Leçes u mposhtën 0-4 nga Interi. Për raundin e 26-të në Serie A, Kristjan Asllani e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe nuk zhgënjeu. Mesfushori i Kombëtares dhuroi asistin e golit të parë në minutën e 15-të, me Lautaron që zhbllokoi shifrat. Asllani veç asistit u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 38-të.
Në pjesën e dytë Frattesi dyfishoi shifrat në minutën e 54. Vetëm një minutë më vonë, Inzaghi i bëri vend Barellas duke nxjerrë Asllanin, paçka se shqiptari ishte lojtari më i mirë i pjesës së parë. Më pas Lautaro në të 56 shënoi për dopietën dhe de Vrij në të 68' i dërguan shifrat në 0-4.
Te Leçe minutat e para këtë sezon mori edhe Medon Berisha (kapiteni i Shqipërisë U-21), që zëvendësoi Ylber Ramadanin në të 79 minutë. Me 66 pikë dhe një ndeshje më pak, Interi kryeson Serinë A, nëntë pikë më shumë se Juventusi dhe duket me "një dorë" te trofeu.
Interi po fiton 0-1 me Leçen në udhëtim, duel ky i vlefshëm për javën e 26-të në Serie A. Përballja u zhbllokua shpejt dhe protagonist në këtë duel ishte Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares e nisi titullar dhe në të 15 minutë dhuroi një pasim fantastik me të jashtme për Martinez, me kapitenin që shënoi për Interin golin e parë. Për t'u riparë pasimi i Asllanit, që edhe njëherë tregon se ka vizion për lojën dhe kur është në regji dhuron "magji".
CHE GOL DI LAUTARO MARTÍNEZ!!!
— Football Report (@FootballReprt) February 25, 2024
CHE ASSIST DI KRISTJAN ASLLANI ????????(2002)!!!
????️ @FootColic pic.twitter.com/OTCl7oTNCN