Në Torino, Juventusi s'e pati të lehtë. Duhej Daniele Rugani dhe shumë raste të humbura që "Zonja" të mposhtet 3-2 Frosinonen. Bardhezinjtë shënuan pas vetëm tre minutave lojë me Vlahovic, para se Cheddira dhe Bresciani të përmbysnin ndeshjen. Te Juve sërish Vlahovic në minutën e 32 vendosi ekuilibrat për 2-2. Fraksioni i dytë i lojës ishte dramatik, me vendasit që nuk mundën të shënonin deri në minutën e fundit të shtesës, paçka disa rasteve të pastra. Duhej mbrojtësi Daniele Rugani në të 90+5' dhe pasimi final i Vlahovic që Juventus të gjente golin e fitores 3-2. Me 57 pikë Juventusi mban vendin e dytë, duke qenë në ndjekje të kryesuesve të Interit.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi 'poker' ndaj Leçes, zikaltërit pranë titullit kampion! Juventusi fiton 3-2 ndaj Frosinones, ngecin Napoli me Milanin
S.Dh/ReportTv.al