Milan sërish nuk fiton. Këtë herë kuqezinjtë e Piolit u ndalën 1-1 në shtëpi nga Atalanta. Pas vetëm tre minutave lojë Leao shënoi golin e parë të ndeshjes, duke bërë që Milani të merrte avantazhin dhe të mendonte se përballja ishte e lehtë, por nuk ndodhi kështu. Duhej Koppmeiners që në të 42 minutë me penallti të vendoste ekuilibrat. Me 53 pikë Milani mbetet në vendin e tretë, teksa Atalanta me 46 pikë në pozitën e pestë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi 'poker' ndaj Leçes, zikaltërit pranë titullit kampion! Juventusi fiton 3-2 ndaj Frosinones, ngecin Napoli me Milanin
S.Dh/ReportTv.al