Superliga shqiptare e futbollit është në javën e nëntë. Këtë të dielë gjithçka nisi në orën 14:00, me Kukësin që fitoi 1-0 në shtëpi kundër Laçit. Një gol i Abdu në minutën e 63 të ndeshjes vendosi përballjen. Në 17:00 Teuta përmbysi 2-3 Dinamon në Elbasan, në një ndeshje të denjë për një "romancë futbolli". Trajneri i Dinamos, Luigi Di Biagio paraqiti dorëheqjen pas humbjes. Dje, Vllaznia fitoi 0-2 kundër Skënderbeut në Korçë. Nesër luhen dy ndeshjet përmbyllëse për javën e fundit të fazës së parë.
Në "Kukës Arena", vendasit e Kukësit mundën 1-0 Laçin për javën e nëntë në Superligë. Skuadra e Stavri Nicës u rikthye te suksesi, ndërsa pas dy fitoreve Laçi pëson disfatë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk gjetën shënjestrën e duhur. Në fraksionin e dytë të ndeshjes ishte Abdu që në minutën e 63 shfrytëzoi një krosim në zonë dhe me kokë mposhti Dajsinanin. Me këtë sukses Kukësi shkon në kuotën e 10 pikëve për vendin e tetë, ndërsa Laçi me 13 pikë qëndron në vendin e tretë.
Ndeshje e çmendur nën rebeshin e "Elbasan Arenës". Teuta fitoi 2-3 me përmbysje kundër vendasve të Dinamos, me përballjen e javës së nëntë në Superligë që ishte e denjë për një "romancë futbolli". Fund i hidhur për "Nëndetësen" blu të Dinamos, që e sheh veten në fundin e klasifikimit. Sfida u hap në minutën e 32 nga Kaçorri, që kaloi në epërsi skuadrën e Di Biagos. Do ishte sërish Dinamo që në të 55 minutë shënoi për 2-0 me Denisson, duke e menduar lojën të mbyllur. Për t'i dhënë zemër durrsakëve mendoi Peposhi, që shkurtoi shifrat në 2-1 në të 73 minutë, para se Realdo Fili të kthente në gol një 11 metërsh në minutën e 84. Kur dukej se skuadrat do ndanin nga një pikë, Artan Jazxhi në shtesën e shtatë të ndeshjes përmbysi gjithçka me golin e tij dhe i dha tri pikë me përmbysje Teutës. Me këtë sukses Teuta shkon në kuotën e 11 pikëve me një ndeshje më pak dhe mban vendin e tetë, ndërsa Dinamo me shtatë pikë renditet në pozitën e fundit (10).
Pas humbjes, trajneri i Dinamos Luigi Di Biagio ka dhënë dorëheqjen paçka kontratës 2-vjeçare. Dritan Mehmeti pritet të rikthehet në stolin e Dinamos, me objektivin që është kalimi i krizës.
"Dorëheqja? Gjithë jetën kam qenë njeri i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë dhe sot jap dorëheqjen në respekt të një klubi me histori si Dinamo. Ndoshta nuk kam arritur t’u transmetoj këtyre djemve atë që kisha, por në ndeshje duhet të bësh më shumë. Jam këtu për të falenderuar drejtuesit dhe klubin pasi është me histori të rëndësishme", tha italiani për MCN.
Superliga - java 9:
Skënderbeu 0-2 Vllaznia
E diel:
14:00 Kukësi 1-0 Laçi
17:00 Dinamo 2-3 Teuta
E hënë:
14:00 Tirana - Egnatia
17:00 Erzeni - Partizani
Renditja:
Nëntë ndeshje, dy fitore, një barazim dhe gjashtë humbje, këto janë bilancet që kanë bërë trajnerin e Dinamos Luigi Di Biagio të paraqesë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Humbja 2-3 me përmbysje nga Teuta ka sjellë edhe largimin e trajnerit, që heq kështu dorë nga kontrata 2-vjeçare. Dritan Mehmeti pritet të rikthehet në stolin e Dinamos, me objektivin që është kalimi i krizës.
"U tëhoqëm duke menaxhuar topin dhe të shënonim golin e tretë. Menduam se ndeshja kishte mbaruar parakohe dhe pësuam ato gola që pësuam.
Dorëheqja? Gjithë jetën kam qenë njeri i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë dhe sot jap dorëheqjen në respekt të një klubi me histori si Dinamo. Ndoshta nuk kam arritur t’u transmetoj këtyre djemve atë që kisha, por në ndeshje duhet të bësh më shumë. Jam këtu për të falenderuar drejtuesit dhe klubin pasi është me histori të rëndësishme.
Drejtuesit po bëjnnë një punë të madhe për ta ringritur lart. Gjatë gjithë karrierës sime kam patur ndershmërinë dhe sinqeritetin e për këto arsye heq dorë nga kontrata ime 2-vjeçare pasi nuk dua të jem peshë për klubin. Mendoj që në jetën e një njeriu, respekti dhe ndershmëria vlen më shumë sesa fitorja. Jam ndjerë mirë në Shqipëri dhe jam i emocionuar para jush sot. I vlerësoj shumë shqiptarët dhe më vjen keq që nuk arrita ta çoj në fund misionin tim", tha italiani mes lotësh për MCN.
Ndeshje e çmendur nën rebeshin e "Elbasan Arenës". Teuta fitoi 2-3 me përmbysje kundër vendasve të Dinamos, me përballjen e javës së nëntë në Superligë që ishte e denjë për një "romancë futbolli". Fund i hidhur për "Nëndetësen" blu të Dinamos, që e sheh veten në fundin e klasifikimit. Sfida u hap në minutën e 32 nga Kaçorri, që kaloi në epërsi skuadrën e Di Biagos. Do ishte sërish Dinamo që në të 55 minutë shënoi për 2-0 me Denisson, duke e menduar lojën të mbyllur. Për t'i dhënë zemër durrsakëve mendoi Peposhi, që shkurtoi shifrat në 2-1 në të 73 minutë, para se Realdo Fili të kthente në gol një 11 metërsh në minutën e 84. Kur dukej se skuadrat do ndanin nga një pikë, Artan Jazxhi në shtesën e shtatë të ndeshjes përmbysi gjithçka me golin e tij dhe i dha tri pikë me përmbysje Teutës. Me këtë sukses Teuta shkon në kuotën e 11 pikëve me një ndeshje më pak dhe mban vendin e tetë, ndërsa Dinamo me shtatë pikë renditet në pozitën e fundit (10).
Pas humbjes, trajneri i Dinamos Luigi Di Biagio ka dhënë dorëheqjen paçka kontratës 2-vjeçare. Dritan Mehmeti pritet të rikthehet në stolin e Dinamos, me objektivin që është kalimi i krizës.
"Dorëheqja? Gjithë jetën kam qenë njeri i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë dhe sot jap dorëheqjen në respekt të një klubi me histori si Dinamo. Ndoshta nuk kam arritur t’u transmetoj këtyre djemve atë që kisha, por në ndeshje duhet të bësh më shumë. Jam këtu për të falenderuar drejtuesit dhe klubin pasi është me histori të rëndësishme", tha italiani për MCN.
Në "Kukës Arena", vendasit e Kukësit mundën 1-0 Laçin për javën e nëntë në Superligë. Skuadra e Stavri Nicës iu u rikthye te fitorja, ndërsa pas dy fitoreve Laçi pëson disfatë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk gjetën shënjestrën e duhur. Në fraksionin e dytë të ndeshjes ishte Abdu që në minutën e 63 shfrytëzoi një krosim në zonë dhe me kokë mposhti Dajsinanin. Me këtë sukses Kukësi shkon në kuotën e 10 pikëve për vendin e tetë, ndërsa Laçi me 13 pikë qëndron në vendin e tretë.