Europa League zhvilloi të enjten e 10 prillit ndeshjet e para të fazës çerekfinale. Bodo/Glimt fitoi 2-0 kundër Lazios në acarin e Norvegjisë, ndërsa Lyon dhe Manchester United barazuan 2-2. Në Skoci ndeshja mes Rangers dhe Ath Bilbao nuk prodhoi gola. Po në barazim u mbyll edhe Tottenham - Eintracht Frankfurt (1-1).
Në "Aspmyra Stadium" në Bodo të Norvegjisë, Lazio 'ngriu' mes acarit dhe u mposht 2-0 nga vendasit e Bodo/Glimt. Megjithëse paraditja kishte stuhi bore, UEFA vendosi që ndeshja të zhvillohej dhe gjithçka shkoi sipas parashikimeve, me motin që u përmirësua. Në pjesën e parë nuk u shënuan gola, teksa pjesa e dytë nisi me realizimin e Saltnes. Minuta e 47-të solli aksionin vendimtar, me Blomberg që asistoi për Saltnes. Megjithëse Lazio kërkoi me ngulm barazimin, ishte sërish Saltnes që në minutën e 69-të shënoi dopietën personale për të "vulosur" suksesin dhe shkuar në "Olimpico" një javë më vonë me avantazhin e dy golave. Për Lazion pjesën e parë luajti edhe Elseid Hysaj.
Në "Parkun Olimpik", Lyon dhe Manchester United barazuan 2-2. Vendasit kaluan në epërsi me Almada pas 25 minutave lojë, para se Yoro në limitet e pjesës së parë të vendoste ekuilibrat në 1-1. Djemtë e Amorim gjetën edhe golin e epërsisë në minutën e 88-të me Zirkzee, por nuk ishte e thënë që United të fitonte në udhëtim. Në shtesën e pestë Lyon barazoi 2-2 me Cherki.
Europa League, faza çerekfinale - Ndeshjet e para
E enjte, 10 prill 2025
Bodo/Glimt 2-0 Lazio
Lyon 2-2 Manchester United
Rangers 0-0 Ath. Bilbao
Tottenham 1-1 Eintracht Frankfurt (Porro 26' / Ekitike 6')
*Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 17 prill

Komente