Në "Etihad", Manchester City fitoi 2-1 kundër Brighton për raundin e nëntë në Premier League. Skuadra e Guardiolës tanimë rimerr vendin e parë me 21 pikë, duke lënë Liverpoolin pas. Dueli u zhbllokua pas vetëm shtatë minutash nga Alvarez, që kaloi "Qytetarët" në avantazh. Haaland në të 19 minutë shënoi për 2-0, duke mbyllur llogaritë. Në pjesën e dytë ishte Ansu Fati që shkurtoi shifrat në 2-1, teksa në fundin e ndeshjes City mbeti me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Akanji në të 90+5 minutë. Me 21 pikë pas javës së nëntë, City kryeson Premier League, ndërsa Brighton me 16 pikë mban vendin e shtatë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Chelsea e bën dramë e barazon 2-2 me Arsenalin, Man. City në krye të Premier League! Fitojnë Liverpool dhe Man. United
S.Dh/ReportTv.al