Salah feston golin e parë

GOLAT/ Chelsea e bën dramë e barazon 2-2 me Arsenalin, Man. City në krye të Premier League! Fitojnë Liverpool dhe Man. United

21 Tetor 2023, 23:02| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 02:49

  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në javën e nëntë. Këtë të shtunë gjithçka nisi në orën 14:00, me Liverpoolin që fitoi 2-0 derbin me Evertonin falë dopietës së Momo Salah. Pasditja vijoi me gjashtë duele, ku spikati fitorja 2-1 e City-t në shtëpi kundër Brighton. Me këtë sukses 'Qytetarët' rimarrin kreun e klasifikimit. Në ndeshjet e tjera, Newcastle fitoi 4-0 kundër Crystal Palace dhe për tetë ndeshje nuk njeh humbje. Në 18:30 Chelsea barazoi 2-2 me Arsenalin në derbi.

Në "Anfield Road", Liverpool fitoi 2-0 me Evertonin. Derbi i qytetit foli për të kuqtë e Jurgen Klopp, me Momo Salah që shënoi dopietë në pjesën e dytë. Ndeshja nisi me raste nga të dyja skuadrat, teksa në pjesën e parë rrjetat mbetën të paprekura, ndërsa Young la Evertonin me një lojtar më pak pas dy kartonave të verdhë (37'). Në epërsi numerike, pjesa e dytë pa sërish në fushë më kërkues vendasit. Duhej minuta e 75-të që Salah të shënonte golin e parë të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Evertoi provoi në disa raste, por pa konkretizuar. Sërish Salah në të 90+7 minutë ndëshkoi Evertonin, kjo pas pasimit të Nunez. Me këtë sukses Liverpool shkon në kuotën e 20 pikëve për vendin e parë momental, teksa po nga 20 pikë kanë edhe Tottenham e Arsenal.

Në "Etihad", Manchester City fitoi 2-1 kundër Brighton për raundin e nëntë në Premier League. Skuadra e Guardiolës tanimë rimerr vendin e parë me 21 pikë, duke lënë Liverpoolin pas. Dueli u zhbllokua pas vetëm shtatë minutash nga Alvarez, që kaloi "Qytetarët" në avantazh. Haaland në të 19 minutë shënoi për 2-0, duke mbyllur llogaritë. Në pjesën e dytë ishte Ansu Fati që shkurtoi shifrat në 2-1, teksa në fundin e ndeshjes City mbeti me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Akanji në të 90+5 minutë. Me 21 pikë pas javës së nëntë, City kryeson Premier League, ndërsa Brighton me 16 pikë mban vendin e shtatë.

Derbi i Londrës mes Chelsea dhe Arsenalit u mbyll në barazimin 2-2. Ndeshja e raundit të nëntë në Premier League ishte e luftuar deri në minutën e fundit, me Blutë që e bënë dramë dhe nuk mbajtën dot avantazhin e dyfishtë, duke u barazuar në minutat e fundit. Ndeshja u hap nga penalltia e kthyer në gol prej Palmer në të 15 minutë, ndërsa Chelsea gjeti edhe golin e dytë me Mudryk në të 48 minutë. Kur u duk se Chelsea kishte tri pikët "në xhep", Declan Rice mendoi që të shkurtonte shifrat në të 77 minutë për Arsenalin, edhe pas gafës së portierit Sanchez të Chelseas. Më pas ishte Trossard që në minutën e 84 të barazonte ndeshjen në 2-2. Tanimë Arsenali me këtë pikë shkon në kuotën e 21 të tillave, duke qenë në vendin e dytë edhe pse me pikë të njëjta me kryesuesit e Man. City. Chelsea me 12 pikë mban vendin e nëntë.

Premier League - java e nëntë:

Liverpool 2-0 Everton

16:00

Bournemouth 1-2 Wolves

Brentford 3-0 Burnley

Man. City 2-1 Brighton

Newcastle 4-0 Crystal Palace

Nottingham 2-2 Luton

18:30

Chelsea 2-2 Arsenal

21:00

Sheffield United 1-2 Man. United

Renditja:

Ora 20:37
Chelsea e bën dramë dhe nuk mban dot avantazhin e dyfishtë, Arsenal e barazon 2-2 në derbin e Londrës (VIDEO)


Derbi i Londrës mes Chelsea dhe Arsenalit u mbyll në barazimin 2-2. Ndeshja e raundit të nëntë në Premier League ishte e luftuar deri në minutën e fundit, me Blutë që e bënë dramë dhe nuk mbajtën dot avantazhin e dyfishtë, duke u barazuar në minutat e fundit. Ndeshja u hap nga penalltia e kthyer në gol prej Palmer në të 15 minutë, ndërsa Chelsea gjeti edhe golin e dytë me Mudryk në të 48 minutë. Kur u duk se Chelsea kishte tri pikët "në xhep", Declan Rice mendoi që të shkurtonte shifrat në të 77 minutë për Arsenalin, edhe pas gafës së portierit Sanchez të Chelseas. Më pas ishte Trossard që në minutën e 84 të barazonte ndeshjen në 2-2. Tanimë Arsenali me këtë pikë shkon në kuotën e 21 të tillave, duke qenë në vendin e dytë edhe pse me pikë të njëjta me kryesuesit e Man. City. Chelsea me 12 pikë mban vendin e nëntë.

Ora 18:12
GOLAT/ Man. City fiton me dhjetë lojtarë, mund 2-1 Brighton dhe i merr kreun e klasifikimit Liverpoolit

Në "Etihad", Manchester City fitoi 2-1 kundër Brighton për raundin e nëntë në Premier League. Skuadra e Guardiolës tanimë rimerr vendin e parë me 21 pikë, duke lënë Liverpoolin pas. Dueli u zhbllokua pas vetëm shtatë minutash nga Alvarez, që kaloi "Qytetarët" në avantazh. Haaland në të 19 minutë shënoi për 2-0, duke mbyllur llogaritë. Në pjesën e dytë ishte Ansu Fati që shkurtoi shifrat në 2-1, teksa në fundin e ndeshjes City mbeti me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Akanji në të 90+5 minutë. Me 21 pikë pas javës së nëntë, City kryeson Premier League, ndërsa Brighton me 16 pikë mban vendin e shtatë.

Ora 15:47
VIDEO/ Momo Salah bën liderin me dopietë, Liverpool fiton 2-0 derbin dhe merr kreun e Premier League


Në "Anfield Road", Liverpool fitoi 2-0 me Evertonin. Derbi i qytetit foli për të kuqtë e Jurgen Klopp, me Momo Salah që shënoi dopietë në pjesën e dytë. Ndeshja nisi me raste nga të dyja skuadrat, teksa në pjesën e parë rrjetat mbetën të paprekura, ndërsa Young la Evertonin me një lojtar më pak pas dy kartonave të verdhë (37'). Në epërsi numerike, pjesa e dytë pa sërish në fushë më kërkues vendasit. Duhej minuta e 75-të që Salah të shënonte golin e parë të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Evertoi provoi në disa raste, por pa konkretizuar. Sërish Salah në të 90+7 minutë ndëshkoi Evertonin, kjo pas pasimit të Nunez. Me këtë sukses Liverpool shkon në kuotën e 20 pikëve për vendin e parë momental, teksa po nga 20 pikë kanë edhe Tottenham e Arsenal.

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?