Në "Anfield Road", Liverpool fitoi 2-0 me Evertonin. Derbi i qytetit foli për të kuqtë e Jurgen Klopp, me Momo Salah që shënoi dopietë në pjesën e dytë. Ndeshja nisi me raste nga të dyja skuadrat, teksa në pjesën e parë rrjetat mbetën të paprekura, ndërsa Young la Evertonin me një lojtar më pak pas dy kartonave të verdhë (37'). Në epërsi numerike, pjesa e dytë pa sërish në fushë më kërkues vendasit. Duhej minuta e 75-të që Salah të shënonte golin e parë të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Evertoi provoi në disa raste, por pa konkretizuar. Sërish Salah në të 90+7 minutë ndëshkoi Evertonin, kjo pas pasimit të Nunez. Me këtë sukses Liverpool shkon në kuotën e 20 pikëve për vendin e parë momental, teksa po nga 20 pikë kanë edhe Tottenham e Arsenal.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Chelsea e bën dramë e barazon 2-2 me Arsenalin, Man. City në krye të Premier League! Fitojnë Liverpool dhe Man. United
S.Dh/ReportTv.al