Manchester City 5-2 Crystal Palace

Sport

GOLAT/ Man. City përmbys 5-2 Palace, Evertoni fiton me Armando Brojën nga minuta e parë! Sukses edhe për Aston Villan

12 Prill, 15:29| Përditesimi: 12 Prill, 18:22

  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 32-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi me fitoren e Manchester Cityt në shtëpi, 5-2 kundër Crystal Palace. Ndërkohë që Nottingham u mposht 0-1 nga Evertoni, aty ku për miqtë nga minuta e parë luajti Armando Broja.

Në "Etihad", Manchester City fitoi 5-2 me përmbysje kundër Crystal Palace. Miqtë befasuan "Qytetarët" kur në fillimin e sfidës shënuan dy gola të shpejtë. Ishte Eze në minutën e 8-të që zhbllokoi ndeshjen, para se Richards të shënonte golin e dytë dhe të 'tërbonte' Pep Guardiolën në stol. Megjithë dy golat e pësuar City reagoi shpejt dhe barazoi gjithçka me De Bruyne dhe Marmoush në minutat 33 dhe 36-të. Fraksioni i dytë foli vetëm për Man. Cityn, që shënoi edhe tre herë të tjera me Kovacic, McAtee dhe O'Reilly.

Në "City Ground" vendasit e Nottingham që janë edhe surpriza e këtij sezoni në Premier League, u mposhtën 0-1 nga Evertoni që titullar për herë të parë gjatë 2025 kishte Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares qëndroi në fushë për 64 minuta dhe zhvilloi një paraqitje të mirë. Për Everton goli i fitores u shënua nga Doucoure në shtesën e katërt të ndeshjes, duke përfituar nga një gabim i Murillo.

Premier League, raundi 32:

E shtunë, 12 prill 2025

13:30 Manchester City 5-2 Crystal Palace

16:00

Brighton 2-2 Leicester

Nottingham 0-1 Everton

Southampton 0-3 Aston Villa

Renditja:

Ora 18:15
VIDEO/ Armando Broja luan titullar, Evertoni fiton 0-1 në fushën e Nottingham


Në "City Ground" vendasit e Nottingham që janë edhe surpriza e këtij sezoni në Premier League, u mposhtën 0-1 nga Evertoni që titullar për herë të parë gjatë 2025 kishte Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares qëndroi në fushë për 64 minuta dhe zhvilloi një paraqitje të mirë. Për Everton goli i fitores u shënua nga Doucoure në shtesën e katërt të ndeshjes, duke përfituar nga një gabim i Murillo. Tanimë Everton me 38 pikë ngjitet në pozitën e 14-të, ndërsa Nottingham Fortes mbetet në vendin e tretë.

Ora 15:33
VIDEO/ Man. City merr vendin e katërt, përmbys 5-2 Crystal Palace

 

Në "Etihad", Manchester City fitoi 5-2 me përmbysje kundër Crystal Palace. Miqtë befasuan "Qytetarët" kur në fillimin e sfidës shënuan dy gola të shpejtë. Ishte Eze në minutën e 8-të që zhbllokoi ndeshjen, para se Richards të shënonte golin e dytë dhe të 'tërbonte' Pep Guardiolën në stol. Megjithë dy golat e pësuar City reagoi shpejt dhe barazoi gjithçka me De Bruyne dhe Marmoush në minutat 33 dhe 36-të.

Fraksioni i dytë foli vetëm për Man. Cityn, që shënoi edhe tre herë të tjera me Kovacic, McAtee dhe O'Reilly. Me këtë sukses djemtë e Guardiolës ngjiten për momentin në pozitën e katërt me 55 pikë, duke lënë Palace me 43 pikë në vendin e 11-të.

 

Ora 14:49
Armando Broja rikthehet nga minuta e parë, Everton luan sot kundër surprizës së Premier League

Nottingham dhe Everton luajnë sot në orën 16:00 për raundin e 32-të në Premier League. Për miqtë nga Liverpool nga minuta e parë rikthehet në fushë edhe Armando Broja.

Prej disa muajsh sulmuesi i Kombëtares vuajti një lëndim që e mbajti jashtë, teksa javët e fundit ka marrë minuta në fushë. Këtë të shtunë trajneri David Moyes ka vendosur ta hedhë 23-vjeçarin nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?