Premier League e futbollit në Angli është në javën e 32-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 13:30, me Man. Cityn që fitoi 2-4 në udhëtim kundër Crystal Palace. Në 16:00 Fulham humbi 0-1 me Newcastle, teksa Armando Broja u fut në minutën e 85-të dhe pas tre ndeshjeve në tribunë u kthye të luante për miqtë. Arsenal fitoi 0-3 me Brighton dhe merr kreun e Premier League përkohësisht.
Në "Selhurst Park" të Londrës, Crystal Palace s'e mbajti dot avantazhin e minutës së tretë me Mateta, duke u përmbysur 2-4 nga Manchester City. Djemtë e Guardiolës edhe në javën e 32-të treguan se janë të varur nga De Bruyne, me belgun që shënoi dy gola dhe asistoi për Haaland. Pas golit të shënuar në fillim, Palace kishte disa momente të mira, por pa mundur të shënonte golin e dytë.
Duhej De Bruyne në të 13 minutë për ekuilibrin 1-1, para se Lewis të përmbyste gjithçka për "Qytetarët" në fillimin e pjesës së dytë. Haaland dhe sërish De Bruyne shënuan për Cityn, me Edouard që gjeti golin e dytë për vendasit. City tanimë me 70 pikë barazon Liverpoolin në krye.
Në "Amex Stadium" Brighton humbi 0-3 kundër Arsenalit. Golat e Saka, Havertz dhe Trossard u dhanë vendin e parë "Topçinjve" që janë në pritje të ndeshjes së Liverpool (e dielë kundër Man. United 16:30).
Në ndeshjet e tjera, Fulham u mposht 0-1 nga Newcastle. Për vendasit në minutën e 85-të të ndeshjes u fut edhe Armando Broja, që pas katër ndeshjeve siguroi disa minuta. Everton, Luton dhe West Ham siguruan tri pikë, ndërkohë që Aston Villa dhe Brentford barazuan 3-3.
Premier League, raundi 32:
13:30 Crystal Palace 2-4 Manchester City
16:00
Aston Villa 3-3 Brentford
Everton 1-0 Burnley
Fulham 0-1 Newcastle
Luton 2-1 Bournemouth
Wolves 1-2 West Ham
18:30 Brighton 0-3 Arsenal
Renditja: