Festa te City

Man. City 'zhdëp' Crystal Palace, e përmbys 2-4 në Londër! De Bruyne tjetër nivel

6 Prill, 15:47| Përditesimi: 7 Prill, 22:37

  • Share

 
Në "Selhurst Park" të Londrës, Crystal Palace s'e mbajti dot avantazhin e minutës së tretë me Mateta, duke u përmbysur 2-4 nga Manchester City. Djemtë e Guardiolës edhe në javën e 32-të treguan se janë të varur nga De Bruyne, me belgun që shënoi dy gola dhe asistoi për Haaland. Pas golit të shënuar në fillim, Palace kishte disa momente të mira, por pa mundur të shënonte golin e dytë.

Duhej De Bruyne në të 13 minutë për ekuilibrin 1-1, para se Lewis të përmbyste gjithçka për "Qytetarët" në fillimin e pjesës së dytë. Haaland dhe sërish De Bruyne shënuan për Cityn, me Edouard që gjeti golin e dytë për vendasit. City tanimë me 70 pikë barazon Liverpoolin në krye.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Arsenal fiton në udhëtim dhe merr kreun e Premier League, Man. City tri pikë me përmbysje në Londër! Broja rikthehet në fushë dhe luan 5 minuta


S.Dh//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?