Liverpool 1-1 Arsenal

GOLAT/ Liverpool gabon në sfidën direkte, Arsenal në krye të Premier League! Man. United e 'djallos' në Londër, West Ham e mund 2-0! Tottenham 2-1 Everton

23 Dhjetor 2023, 20:42| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 21:27

  • Share

Futbolli në elitën e Anglisë mbylli javën e 18-të. Kjo e shtunë filloi me surpriza, aty ku West Ham mundi 2-0 Manchester United në Premier League. Pasdite u luajtën edhe katër takime, ku ra në sy fitorja 2-1 e Tottenham kundër Everton. Në orën 18:30 Liverpool barazoi 1-1 me Arsenalin, duke lënë "Topçinjtë" në krye të renditjes me një pikë më shumë.

Në "London Stadium", West Hami mundi 2-0 Manchester United për raundin e 18-të në Premier League. Me 55 mijë tifozë në stadium, United është rrëzuar edhe në ndeshjen e radhës duke mos ngritur kokë dhe zërat për shkarkimin e trajnerit Erik ten Hag sa vijnë dhe shtohen, me United që ka një fitore në shtatë ndeshjet e fundit. Dueli u vendos në pjesën e dytë, me Bouen që kaloi në epërsi vendasit në të 72 minutë. Kudus në të 78 vendosi të "vuloste" tri pikët e vendasve. Me 30 pikë West Ham mban vendin e shtatë, dy më shumë se United që pozicionohet në vendin e tetë.

Në "Hotspur Stadium", Tottenhami fitoi 2-1 ndaj Everton për raundin e 18-të në Premier League. Vendasit ishin më të saktë para portës, duke gjetur dy gola pas 18 minuatave të para të ndeshjes. Richarlison nuk do gabonte në minutën e nëntë, ndërsa Heung Min Son në të 18 minutë shënoi për 2-0. Goli i "flamurit" për miqtë erdhi në minutën e 82 me Gomes. Pas katër fitoreve radhazi, Everton humbet në udhëtim. Me 36 pikë Tottenham renditet në vendin e katërt, ndërsa Everton me 16 pikë në pozitën e 16-të. Kujtojmë se miqve nga Liverpool i janë zbritur 10 pikë nga Federata për shkak të problemeve me Fair-Play Financiar.

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 18-të në Premier League u mbyll në barazimin 1-1. Në "Anfield", Liverpooli nuk shkoi më shumë se një pikë kundër Arsenalit, paçka se miqtë nga Londra shënuan të parët pas vetëm katër minutave loje me Gabriel. Krosimi i Odegaard u devijua bukur nga mbrojtësi i Arsenal, me sferën që u ndal pas krahëve të Allison. Pas golit të pësuar, djemtë e Klopp shtuan ritmin dhe barazuan sfidën në të 29 minutë. Një pasim i gjatë i Arnold bëri që Salah të driblonte me lehtësi mbrojtësin dhe e majta të ndalej në rrjetë për golin e barazimit. 1-1 dhe në fund të dyja skuadrat lënë të hapur gjithçka për titullin kampion. Me 40 pikë, Arsenali mban kreun e Premier League, ndërsa Liverpool me 39 pikë ndodhet në pozitën e dytë.

Premier League - java 18-të:

13:30

West Ham 2-0 Manchester United

16:00

Fulham 0-2 Burnley

Luton 1-0 Newcastle

Nottingham 2-3 Bournemouth

Tottenham 2-1 Everton

18:30

Liverpool 1-1 Arsenal

Renditja:

Ora 21:22
Ndodh edhe kjo te Liverpooli, Jurgen Klopp 'dëmton' lojtarin e tij dhe e zëvendëson (VIDEO)


Liverpooli dhe Arsenali barazuan 1-1 për javën e 18-të në Premier League. Veç lojës së mirë dhe rasteve, një tjetër moment ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Në një duel mes Bukayo Sakas dhe Kostas Tsimikas, ky i fundit përfundoi duke u përplasur me Jurgen Klopp, trajnerin e vendasve i cili po e ndiqte ndeshjen nga vija e pankinës. Për shkak të përplasjes mbrojtësi grek pësoi një lëndim në krahë, gjë që bëri që ai të zëvendësohej nga Joe Gomez në pjesën e parë.

Ora 20:36
Sfida e kreut, Arsenali barazon 1-1 në Liverpool dhe mban vendin e parë në Premier League (VIDEO)


Ndeshja më e rëndësishme e javës së 18-të në Premier League u mbyll në barazimin 1-1. Në "Anfield", Liverpooli nuk shkoi më shumë se një pikë kundër Arsenalit, paçka se miqtë nga Londra shënuan të parët pas vetëm katër minutave loje me Gabriel. Krosimi i Odegaard u devijua bukur nga mbrojtësi i Arsenal, me sferën që u ndal pas krahëve të Allison. Pas golit të pësuar, djemtë e Klopp shtuan ritmin dhe barazuan sfidën në të 29 minutë. Një pasim i gjatë i Arnold bëri që Salah të driblonte me lehtësi mbrojtësin dhe e majta të ndalej në rrjetë për golin e barazimit. 1-1 dhe në fund të dyja skuadrat lënë të hapur gjithçka për titullin kampion. Me 40 pikë, Arsenali mban kreun e Premier League, ndërsa Liverpool me 39 pikë ndodhet në pozitën e dytë.

 

Ora 18:22
Tottenham 2-1 Everton, Spursat marrin tri pikë dhe i prishin ecurinë miqve nga Liverpooli (VIDEO)


Në "Hotspur Stadium", Tottenhami fitoi 2-1 ndaj Everton për raundin e 18-të në Premier League. Vendasit ishin më të saktë para portës, duke gjetur dy gola pas 18 minuatave të para të ndeshjes. Richarlison nuk do gabonte në minutën e nëntë, ndërsa Heung Min Son në të 18 minutë shënoi për 2-0. Goli i "flamurit" për miqtë erdhi në minutën e 82 me Gomes. Pas katër fitoreve radhazi, Everton humbet në udhëtim. Me 36 pikë Tottenham renditet në vendin e katërt, ndërsa Everton me 16 pikë në pozitën e 16-të. Kujtojmë se miqve nga Liverpool i janë zbritur 10 pikë nga Federata për shkak të problemeve me Fair-Play Financiar.

 

 

Ora 17:17
Historike/ Rebecca Welch është gruaja e parë që arbitron një ndeshje në Premier League


Fulham dhe Burnley po luajnë në Londër për javën e 18-të në Premier League. Data 23 dhjetor 2023 do mbahet mend në ishull pasi Rebecca Welch është bërë gruaja e parë që arbitron një ndeshje në Premier League. Kryesorja e FIFA-s nuk është kursyer, duke i dhënë edhe karton të verdhë kapitenit të vendasve, Bassey. Arbitrja ka 13 vite me këtë detyrë dhe ka qenë prezente edhe në ndeshjet e Kupës së Botës për femra.

Ora 16:24
VIDEO/ S'ka qetësi për ten Hag, West Ham gjunjëzon 'Djajtë' 2-0

Në "London Stadium", West Hami mundi 2-0 Manchester United për raundin e 18-të në Premier League. Me 55 mijë tifozë në stadium, United është rrëzuar edhe në ndeshjen e radhës duke mos ngritur kokë dhe zërat për shkarkimin e trajnerit Erik ten Hag sa vijnë dhe shtohen, me United që ka një fitore në shtatë ndeshjet e fundit. Dueli u vendos në pjesën e dytë, me Bouen që kaloi në epërsi vendasit në të 72 minutë. Kudus në të 78 vendosi të "vuloste" tri pikët e vendasve. Me 30 pikë West Ham mban vendin e shtatë, dy më shumë se United që pozicionohet në vendin e tetë.

 

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?