Ndeshja më e rëndësishme e javës së 18-të në Premier League u mbyll në barazimin 1-1. Në "Anfield", Liverpooli nuk shkoi më shumë se një pikë kundër Arsenalit, paçka se miqtë nga Londra shënuan të parët pas vetëm katër minutave loje me Gabriel. Krosimi i Odegaard u devijua bukur nga mbrojtësi i Arsenal, me sferën që u ndal pas krahëve të Allison. Pas golit të pësuar, djemtë e Klopp shtuan ritmin dhe barazuan sfidën në të 29 minutë. Një pasim i gjatë i Arnold bëri që Salah të driblonte me lehtësi mbrojtësin dhe e majta të ndalej në rrjetë për golin e barazimit. 1-1 dhe në fund të dyja skuadrat lënë të hapur gjithçka për titullin kampion. Me 40 pikë, Arsenali mban kreun e Premier League, ndërsa Liverpool me 39 pikë ndodhet në pozitën e dytë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Liverpool gabon në sfidën direkte, Arsenal në krye të Premier League! Man. United e 'djallos' në Londër, West Ham e mund 2-0! Tottenham 2-1 Everton
S.Dh/ReportTv.al