Festa e Manchester United

GOLAT/ Chelsea dhe Arsenal barazojnë 1-1 në derbi, Man. United fiton me tre gola! Aro Muric i jep tri pikë Ipswich, Tottenham i paqëndrueshëm

10 Nëntor, 17:22| Përditesimi: 10 Nëntor, 20:24

  • Share

Premier League në Angli mbylli javën e 11-të, aty ku tre ndeshjet e para të ditës prodhuan gola. Te tri pikët dolën Man.United, Newcastle dhe Ipswich. Në 17:30 derbi i Londrës mes Chelsea dhe Arsenal u mbyll 1-1. Në krye të renditjes Liverpool me 28 pikë, pesë më shumë se Man. City.

Derbi i Londrës në "Stamford Bridge" mes Chelseat dhe Arsenalit u mbyll në paqe 1-1. Pasi barazuan po 1-1 me Man. United, Blutë e Marescas ndalin edhe Arsenalin, që nga ana e tyre vinin në këtë duel me dy humbje radhazi. Martinelli shënoi për ekipin e Artetas në minutën e 60-të, ndërsa për ekuilibrat u kujdes Neto me një gol të bukur nga jashtë zone vetëm dhjetë minuta më vonë. Me nga 19 pikë pas javës së 11-të, Chelsea dhe Arsenal ndajnë vendet tre dhe katër në renditje.

Në "Teatrin e Ëndrrave" Manchester United fitoi 3-0 kundër Leicester. Pas shkarkimit të ten Hag dhe uljes në stol përkohësisht të Ruud van Nistelrooy, "Djajtë e Kuq" kanë tjetër marsh. Bruno Fernandes hapi serinë e golave në të 17 minutë, para se të detyronte Kristiansen të shënonte në portën e tij. Më pas pasimi i Brunos për Garnacho pa këtë të fundit të shënonte një supergol.

Në Londër, Tottenham humbi 1-2 nga Ipswich. Szmodics dhe Delap shënuan për miqtë, ndërsa Bentancur shkurtoi shifrat te Spurs. Në fund heroi i Ipswich ishte Aro Muric, portieri i Kosovës që bëri një pritje vendimtare në sekondat e fundit të sfidës.

Premier League, raundi 11-të:

E diel, 10 nëntor 2024

15:00 Manchester United 3-0 Leicester

15:00 Nottingham 1-3 Newcastle

15:00 Tottenham 1-2 Ipswich

17:30 Chelsea 1-1 Arsenal

Renditja:

Ora 19:26
VIDEO/ Chelsea ndal 1-1 edhe Arsenalin, 'Topçinjtë' harrojnë të fitojnë


Derbi i Londrës në "Stamford Bridge" mes Chelseat dhe Arsenalit u mbyll në paqe 1-1. Pasi barazuan po 1-1 me Man. United, Blutë e Marescas ndalin edhe Arsenalin, që nga ana e tyre vinin në këtë duel me dy humbje radhazi. Martinelli shënoi për ekipin e Artetas në minutën e 60-të, ndërsa për ekuilibrat u kujdes Neto me një gol të bukur nga jashtë zone vetëm dhjetë minuta më vonë. Me nga 19 pikë pas javës së 11-të, Chelsea dhe Arsenal ndajnë vendet tre dhe katër në renditje.

VIDEO E GOLAVE (KLIKO)

Ora 17:24
VIDEO/ Manchester United ndërron fytyrë, mposht 3-0 Leicester! Bruno bën heroin


Në "Teatrin e Ëndrrave" Manchester United fitoi 3-0 kundër Leicester. Pas shkarkimit të ten Hag dhe uljes në stol përkohësisht të Ruud van Nistelrooy, "Djajtë e Kuq" kanë tjetër marsh. Bruno Fernandes hapi serinë e golave në të 17 minutë, para se të detyronte Kristiansen të shënonte në portën e tij. Më pas pasimi i Brunos për Garnacho pa këtë të fundit të shënonte një supergol.

VIDEO E GOLAVE (KLIKO)

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?