Liverpool pas fitores 3-6 kundër Tottenham

Sport

GOLAT/ Liverpool i shënon 6 herë Spursave, kryeson Premier Leaguen! Man. United për turp, humbet në shtëpi! Wolves 'kafshojnë' Leicesterin, Everton paqe me Chelsea

22 Dhjetor, 17:06| Përditesimi: 22 Dhjetor, 19:41

  • Share

Premier League e futbollit në Angli mbylli raundin e 17-të. Këtë të diel te tri pikët dolën Liverpool, Bournemouth dhe Wolves, ndërsa sfida mes Everton dhe Chelsea u mbyll në paqe pa gola.

Në Londër u shënuan nëntë gola, me Tottenham që ra në shtëpi duke u "shkërmoqur" 3-6 nga Liverpooli. Salah ishte ylli i mbrëmjes me dy gola dhe dy asiste. Ndeshja u zhbllokua nga Diaz pas 23 minutave për miqtë, para se Mac Allister të shënonte të dytin. Maddison shkurtoi për momentin, ndërsa në fund të pjesës së parë Szoboszlai shënoi golin e tretë për Liverpool. Në fraksionin e dytë ishte radha e Salah që të shënonte dy gola para se Spurs të shkurtonin me Kulusevksi dhe Solanke. Duhej sërish Diaz me golin e dytë personal për të mbyllur ndeshjen 3-6.

Në "Old Trafford" Manchester United u turpërua 0-3 nga Bournemouth. Miqtë janë surpriza e këtij sezoni dhe për momentin ndodhen në zonën evropiane. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Huijsen në minutën e 29-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Kluivert dhe Semenyo. Pas triumfit në derbin kundër Man. Cityt, "Djajtë e Kuq" rikthehen te humbjet dhe nuk kanë vazhdimësi. Me 22 pikë United mbetet në vendin e 13-të, teksa Bournemouth me 28 pikë ngjitet në pozitën e pestë.

Në "Goddison Park" Everton dhe Chelsea barazuan 0-0. Armando Broja mungoi për vendasit pasi është i huazuar nga Chelsea dhe klauzola nuk e lejon të përballet kundër klubit mëmë.

Më 39 pikë Liverpooli (një ndeshje më pak) kryeson Premier League, ndjekur nga Chelsea, Arsenal dhe Nottingham. Tottenham me 23 pikë mban pozitën e 11-të.

Premier League, raundi 17-të:

E diel, 22 dhjetor 2024

15:00

Everton 0-0 Chelsea

Fulham 0-0 Southampton

Leicester 0-3 Wolves

Manchester United 0-3 Bournemouth

17:30 Tottenham 3-6 Liverpool

Renditja:

Ora 19:31
VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League

Në Londër u shënuan nëntë gola, me Tottenham që ra në shtëpi duke u "shkërmoqur" 3-6 nga Liverpooli. Salah ishte ylli i mbrëmjes me dy gola dhe dy asiste.

Ndeshja u zhbllokua nga Diaz pas 23 minutave për miqtë, para se Mac Allister të shënonte të dytin. Maddison shkurtoi për momentin, ndërsa në fund të pjesës së parë Szoboszlai shënoi golin e tretë për Liverpool.

Në fraksionin e dytë ishte radha e Salah që të shënonte dy gola para se Spurs të shkurtonin me Kulusevksi dhe Solanke. Duhej sërish Diaz me golin e dytë personal për të mbyllur ndeshjen 3-6.

Më 39 pikë Liverpooli (një ndeshje më pak) kryeson Premier League, ndjekur nga Chelsea, Arsenal dhe Nottingham. Tottenham me 23 pikë mban pozitën e 11-të.

Ora 17:08
VIDEO/ Bournemouth turpëron Manchester Unitedin, e mposht 0-3 në "Old Trafford"

Në "Old Trafford" Manchester United u turpërua 0-3 nga Bournemouth. Miqtë janë surpriza e këtij sezoni dhe për momentin ndodhen në zonën evropiane. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Huijsen në minutën e 29-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Kluivert dhe Semenyo. Pas triumfit në derbin kundër Man. Cityt, "Djajtë e Kuq" rikthehen te humbjet dhe nuk kanë vazhdimësi. Me 22 pikë United mbetet në vendin e 13-të, teksa Bournemouth me 28 pikë ngjitet në pozitën e pestë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?