Në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi 2-0 me Newcastle në derbin e sheikëve. "Qytetarët" iu falën golave të Foden dhe Silvës për t'i bërë presion Arsenalit kryesues. Dueli u hap në minutën e 15-të nga Foden, që shënoi pas asistit të Rodrit. Bernardo Silva në minutën e 67 shënoi pas asistit të Haaland, për të siguruar në kasafortë tri pikët e radhës. Newcastle për të dytën ndeshje nuk merr pikë, duke qenë në vendin e pestë. City shkon në kuotën e 58 pikëve në vendin e dytë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Arsenali fitore spektakolare me 5 gola, Manchester City i fortë në shtëpi! Chelsea 'dritë në fundin e tunelit', dështon Tottenham
S.Dh/ReportTv.al