Kampionët e Liverpoolit

Sport

GOLAT/ Liverpooli kampion i Premier League për herë të 20-të në histori, barazon rivalët e Man. United! 'Djajtë' vetëm 1-1 në udhëtim

27 Prill, 18:34| Përditesimi: 27 Prill, 20:29

  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 34-t. Këtë të diel Liverpooli siguroi zyrtarisht titullin e 20-të kampion në Angli, duke barazuar rivalët e Manchester United sa i takon trofeve. Ndërkohë që United dhe Bournemouth barazuan 1-1.

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për t'u shpallur kampion në Premier League. Djemtë e Arne Slot përmbysën 5-1 Tottenhamin dhe sigurojnë titullin e 20-të kampion, duke barazuar rivalët e Manchester United. Katër javë nga fundi i sezonit, Liverpooli e pa veten në disavantazh pas 12 minutave lojë me golin e Solanke, por përmbysi me Diaz, Mac Allister dhe Gakpo për ta mbyllur 3-1 pjesën e parë.

Ndërkohë që në fraksionin e dytë Salah shënoi golin e katërt për t'u bërë golashënuesi i pestë më i mirë në Premier League me 185 gola. Autogoli i Udogie "vulosi" sfidën për 5-1. Kështu Liverpool feston me tifozët një titull kampion të merituar për vetë dominimin e sezonit. Me këtë sukses të kuqtë kanë 82 pikë, duke lënë pas Arsenalin me 67 pikë kur ka edhe katër javë nga fundi i sezonit.

Në "Vitality Stadium" Bournemouth dhe Manchester United barazuan 1-1. Ndeshja u zhbllokua pas 23 minutave me golin e Semenyo për vendasit. Vendimtare edhe minuta e 70-të kur Bournemouth mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Evanilson. Paçka se United u hodh në sulm, goli i barazimit erdhi vetëm në ekstremin e sfidës. Duhej Hojlund në shtesën e gjashtë që të barazonte për 1-1. Sezon i dështuar për United që me 39 pikë pozicionohet në vendin e 14-të. Ndërkohë që Bournemouth me 50 pikë mban pozitën e 10-të.

Premier League, raundi 34:

E diel, 27 prill 2025

15:00 Bournemouth 1-1 Manchester United

17:30 Liverpool 5-1 Tottenham

Renditja:

Ora 19:24
VIDEO/ Liverpooli përmbys 5-1 Tottenhamin dhe shpallet kampion në Premier League

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për t'u shpallur kampion në Premier League. Djemtë e Arne Slot përmbysën 5-1 Tottenhamin dhe sigurojnë titullin e 20-të kampion, duke barazuar rivalët e Manchester United. Katër javë nga fundi i sezonit, Liverpooli e pa veten në disavantazh pas 12 minutave lojë me golin e Solanke, por përmbysi me Diaz, Mac Allister dhe Gakpo për ta mbyllur 3-1 pjesën e parë.

Ndërkohë që në fraksionin e dytë Salah shënoi golin e katërt për t'u bërë golashënuesi i pestë më i mirë në Premier League me 185 gola. Autogoli i Udogie "vulosi" sfidën për 5-1. Kështu Liverpool feston me tifozët një titull kampion të merituar për vetë dominimin e sezonit. Me këtë sukses të kuqtë kanë 82 pikë, duke lënë pas Arsenalin me 67 pikë kur ka edhe katër javë nga fundi i sezonit. Sukses edhe për trajnerin Slot, që në sezonin e parë me Liverpool fiton trofeun duke bërë të "harrohet" një emër si Jurgen Klopp.

 

 

Ora 18:35
VIDEO/ Manchester United shpëton fytyrën në fund, barazim 1-1 në fushën e Bournemouth

Në "Vitality Stadium" Bournemouth dhe Manchester United barazuan 1-1. Ndeshja u zhbllokua pas 23 minutave me golin e Semenyo për vendasit. Vendimtare edhe minuta e 70-të kur Bournemouth mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Evanilson. Paçka se United u hodh në sulm, goli i barazimit erdhi vetëm në ekstremin e sfidës. Duhej Hojlund në shtesën e gjashtë që të barazonte për 1-1. Sezon i dështuar për United që me 39 pikë pozicionohet në vendin e 14-të. Ndërkohë që Bournemouth me 50 pikë mban pozitën e 10-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?