Në "Olimpico", Roma vendase fitoi 2-0 me Real Sociedad për ndeshjen e parë në fazën e 1/8 në Europa League. Sfida nisi mirë për italianët që shënuan me El Shaarawy në minutën e 13-të të takimit. Në pjesën e dytë në fushë u fut edhe Marash Kumbulla, me mbrojtësin e Kombëtares që shënoi golin e dytë për Romën në minutën e 87-të. Pas asistit të Dybala, shqiptari i futur nga stoli tundi rrjetën me kokë duke i dhënë një fitore me vlerë të tijve edhe për ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave.
Lajmi kryesor:
EUROPA LEAGUE/ Roma fiton pastër në 'Olimpico', Kumbulla gjen rrjetën! Juventus dhe Man. United bëjnë detyrën, ngec Arsenali (VIDEO)
S.Dh/ReportTv.al