Europa League është në fazën e 1/8, teksa sot u zhvilluan ndeshjet e para në këtë raund. Me fillim në 18:00, Roma fitoi 2-0 me Real Sociedad në 'Olimpico'. Për djemtë e Mourinhos shënuan El Shaarawy dhe Marash Kumbulla. Detyrën në shtëpi e bëri edhe Leverkusen, që fitoi 2-0 me Ferencvaros. Në Portugali, Sportingu i Lisbonës dhe Arsenali barazuan 2-2 mes spektaklit. Gjashtë gola edhe në Berlin, aty ku Union barazoi 3-3 me Royale Union të Belgjikës.
Në përballjet e orës 21:00, Manchester United fitoi 4-1 me Betis në "Old Trafford". Për të besuarit e ten Haag shënuan Rashford, Antony, Fernandes dhe Ueghorst, teksa shkurtoi përkohësisht Perez. Në Torino, Juventus iu fal Di Marias për të mposhtur Freiburgun, Sevilla fitoi 2-0 me Fenerbahcen, ndërsa Shakhtar dhe Feyennord barazuan 1-1.
Në "Olimpico", Roma vendase fitoi 2-0 me Real Sociedad për ndeshjen e parë në fazën e 1/8 në Europa League. Sfida nisi mirë për italianët që shënuan me El Shaarawy në minutën e 13-të të takimit. Në pjesën e dytë në fushë u fut edhe Marash Kumbulla, me mbrojtësin e Kombëtares që shënoi golin e dytë për Romën në minutën e 87-të. Pas asistit të Dybala, shqiptari i futur nga stoli tundi rrjetën me kokë duke i dhënë një fitore me vlerë të tijve edhe për ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave.
Në Lisbonë, Sportingu dhe Arsenali barazuan 2-2 për ndeshjen e parë të 1/8 në Europa League. Të parët që kaluan në avantazh ishin "Topçinjtë" me Saliba në minutën e 22. Nga ky moment, Sportingu mori frenat e lojës dhe përmbysi me Inacio në të 34 minutë dhe Paulinho në të 55 minutë. Do duhej Granit Xhaka që në minutën e 62 të detyronte Morita të shënonte autogol në portën e Sporting për rezultatin final 2-2. Gjithçka mes dy skuadrave mbetet e hapur për kualifikimin, teksa ndeshja e kthimit në "Emirates" është pas një jave.
Në "Allianz Stadium" në Torino, Juventus fitoi 1-0 me Freiburgun për ndeshjen e parë në 1/8 e Europa League. "Zonja" iu fal sërish njeriut të mbrëmjeve evropiane, Angel Di Maria. Argjentinasi shënoi në minutën e 53 një gol të bukur me kokë. Pas krosimit të Kostic, Di Maria i harruar në zonë mposhti gardianin mik. Gjermanët ia dolën të vendosnin ekuilibrat në të 62 minutë me Holer, por pas konsultës me VAR goli u anullua për pozicion jashtë loje. Tanimë bardhezinjtë e Allegrit kanë një shans më shumë për të mbrojtur rezultatin e këtij dueli, me ndeshjen e kthimit që do zhvillohet në 16 mars në Gjermani.
Rezultatet 1/8 Europa League:

Marash Kumbulla u shpall lojtari më i miri i Romës pas fitores 2-0 kundër Real Sociedad në ndeshjen e parë për 1/8 e Europa League. Mbrojtësit kuqezi i mjaftuan 45 minuta për të justifikuar besimin e Mourinhos. Sajti i specializuar Sofascore e vlerësoi me notën 7.5, si më të mirin e ndeshjes. Pas ndeshjes Kumbulla është shprehur i lumtur.
"Shumë i emocionuar, pasi një gol poshtë tifogrupit “Curva Sud”, është gjithmonë një kënaqësi e veçantë. E kisha ëndërr një gol aty dhe më në fund e gjeta. Gjithashtu, është një gol që do të na ndihmojë shumë në rrugëtimin tonë në Europë", tha Kumbulla.