Marash Kumbulla u shpall lojtari më i miri i Romës pas fitores 2-0 kundër Real Sociedad në ndeshjen e parë për 1/8 e Europa League. Mbrojtësit kuqezi i mjaftuan 45 minuta për të justifikuar besimin e Mourinhos. Sajti i specializuar Sofascore e vlerësoi me notën 7.5, si më të mirin e ndeshjes. Pas ndeshjes Kumbulla është shprehur i lumtur.
"Shumë i emocionuar, pasi një gol poshtë tifogrupit “Curva Sud”, është gjithmonë një kënaqësi e veçantë. E kisha ëndërr një gol aty dhe më në fund e gjeta. Gjithashtu, është një gol që do të na ndihmojë shumë në rrugëtimin tonë në Europë", tha Kumbulla.
Lajmi kryesor:
EUROPA LEAGUE/ Roma fiton pastër në 'Olimpico', Kumbulla gjen rrjetën! Juventus dhe Man. United bëjnë detyrën, ngec Arsenali (VIDEO)
S.Dh/ReportTv.al