Në Lisbonë, Sportingu dhe Arsenali barazuan 2-2 për ndeshjen e parë të 1/8 në Europa League. Të parët që kaluan në avantazh ishin "Topçinjtë" me Saliba në minutën e 22. Nga ky moment, Sportingu mori frenat e lojës dhe përmbysi me Inacio në të 34 minutë dhe Paulinho në të 55 minutë. Do duhej Granit Xhaka që në minutën e 62 të detyronte Morita të shënonte autogol në portën e Sporting për rezultatin final 2-2. Gjithçka mes dy skuadrave mbetet e hapur për kualifikimin, teksa ndeshja e kthimit në "Emirates" është pas një jave.
Lajmi kryesor:
EUROPA LEAGUE/ Roma fiton pastër në 'Olimpico', Kumbulla gjen rrjetën! Juventus dhe Man. United bëjnë detyrën, ngec Arsenali (VIDEO)
S.Dh/ReportTv.al