Sport

GOLAT/ Lautaro 'engjëlli' i Interit, 'poker' golash nga sulmuesi! Milani 'likuidon' 2-0 Lazion, Napoli fiton me goleadë në Serie A

30 Shtator 2023, 22:54| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 22:55

  • Share

Serie A e futbollit është në javën e shtatë. Në Itali gjithçka këtë të shtunë nisi në 15:00, aty ku Napoli fitoi 0-4 kundër Lecces në Puglia. Në 18:00 Milani fitoi 2-0 me Lazion në "San Siro", ndërsa në 20:45 Salernitana humbi 0-4 në shtëpi me Interin. Zikaltërit kryesojnë Serinë A.

Në stadiumin "Via del Mare", Lecce vendase nuk i bëri ballë Napolit, me kampionët në fuqi të Italisë që fituan 0-4 në udhëtim, duke marrë fitoren e dytë radhazi. Ostigard në minutën e 16-të hapi ndeshjen për djemtë e Rudi Garcia, që me këtë rezultat mbyllën pjesën e parë. Në fraksionin e dytë ishte Osimhen që shënoi në minutën e 51, Gaetano në të 88 dhe Politano nga pika e bardhë e penalltisë në shtesën e pestë (90+5) shënoi për 0-4. Me këtë fitore, Napoli ngjitet momentalisht në kuotë e 14 pikëve në vendin e tretë. Lecce me 11 pikë qëndron në vendin e shtatë. Në fushë 90 minuta për Leccen ishte edhe Ylber Ramadani, që u ndëshkua me karton të verdhë dhe ishte lojtari me paraqitjen më të dobët te vendasit, duke u vlerësuar me notën 5.6 në këtë duel.

Milani fitoi 2-0 kundër Lazios në "San Siro" dhe merr vendin e parë përkohësisht në Serie A. Kuqezinjtë e Stefano Piolit, pasi mundën Cagliarin në transfertë, siguruan sërish tri pikë këtë herë kundër Lazios. Pjesa e parë e ndeshjes ishte pa gola, teksa Pulisic në të 60 minutë kaloi kuqezinjtë në avantazh. Pas këtij rasti, Lazio e shtoi presionin, por nuk gjeti barazimin. Për të vulosur tri pikët mendoi Okafor, që shënoi në minutën e 88-të. Formë e mirë edhe nga Leao, që asistoi në dy rastet e golave. Me 18 pikë, Milani merr vendin e dytë në Serie A.

Interi fitoi 0-4 kundër Salernitanës për javën e shtatë në Serie A. Zikaltërit dominuan ndeshjen në transfertë, teksa të katër golat u shënuan nga Lautaro Martinez në pjesën e dytë. Argjentinasi shënoi në minutat 62, 77, 85 (penallti) dhe 89. Në minutën e 54 të ndeshjes në fushë u fut edhe Kristjan Asllani, që zëvendësoi Calhanoglu. Shqiptari kishte mundësinë e një supergoli, me goditjen e dënimit në minutën e 70-të që për pak milimetra shkoi mbi traun e portës. Pas javës së shtatë, Interi me 18 pikë kryeson Serinë A.

Serie A - java 7, e shtunë:

15:00 Lecce 0-4 Napoli (Ostigard 16', Osimhen 51', Gaetano 88', Politano 90+5')

18:00 Milan 2-0 Lazio (Pulisic 60', Okafor 88')

20:45 Salernitana 0-4 Inter (Martinez 62', 77', 85' (p), 89')

Renditja:

Ora 22:48
'Çmendet' Lautaro Martinez, shënon katër gola në fitoren e Interit! Zikaltërit në krye të renditjes (VIDEO)

Interi fitoi 0-4 kundër Salernitanës për javën e shtatë në Serie A. Zikaltërit dominuan ndeshjen në transfertë, teksa të katër golat u shënuan nga Lautaro Martinez në pjesën e dytë. Argjentinasi shënoi në minutat 62, 77, 85 (penallti) dhe 89. Në minutën e 54 të ndeshjes në fushë u fut edhe Kristjan Asllani, që zëvendësoi Calhanoglu. Shqiptari kishte mundësinë e një supergoli, me goditjen e dënimit në minutën e 70-të që për pak milimetra shkoi mbi traun e portës. Pas javës së shtatë, Interi me 18 pikë kryeson Serinë A.

Ora 22:24
Vendosin milimetrat, Kristjan Asllani 'flirt' me supergolin në Serie A (VIDEO)

Interi po fiton 0-2 kundër Salernitanës në udhëtim, për javën e shtatë në Serie A. Në minutën e 70-të të ndeshjes ka qenë Kristjan Asllani që ka realizuar mjeshtërisht një goditje dënimit, me sferën që për pak milimetra nuk u ndal në rrjetë. "Flirt" me supergolin nga mesfushori i Kombëtares, që u fut në fushë në minutën e 54 në vend të Calhanoglu.

Ora 19:56
VIDEO/ Milani mund pastër Lazion dhe merr kreu e Serie A, presioni është te Interi

Milani fitoi 2-0 kundër Lazios në "San Siro" dhe merr vendin e parë përkohësisht në Serie A. Kuqezinjtë e Stefano Piolit, pasi mundën Cagliarin në transfertë, siguruan sërish tri pikë këtë herë kundër Lazios. Pjesa e parë e ndeshjes ishte pa gola, teksa Pulisic në të 60 minutë kaloi kuqezinjtë në avantazh. Pas këtij rasti, Lazio e shtoi presionin, por nuk gjeti barazimin. Për të vulosur tri pikët mendoi Okafor, që shënoi në minutën e 88-të. Formë e mirë edhe nga Leao, që asistoi në dy rastet e golave. Me 18 pikë, Milani merr vendin e parë në Serie A, tre më shumë se Interi që luan kundër Salernitanës në transfertë.

Ora 17:05
Napoli tri pikë në Puglia, i shënon 'poker' Lecce-s! Ramadani 'abonohet' me kartonat (VIDEO)

Në stadiumin "Via del Mare", Lecce vendase nuk i bëri ballë Napolit, me kampionët në fuqi të Italisë që fituan 0-4 në udhëtim, duke marrë fitoren e dytë radhazi. Ostigard në minutën e 16-të hapi ndeshjen për djemtë e Rudi Garcia, që me këtë rezultat mbyllën pjesën e parë. Në fraksionin e dytë ishte Osimhen që shënoi në minutën e 51, Gaetano në të 88 dhe Politano nga pika e bardhë e penalltisë në shtesën e pestë (90+5) shënoi për 0-4. Me këtë fitore, Napoli ngjitet momentalisht në kuotë e 14 pikëve në vendin e tretë. Lecce me 11 pikë qëndron në vendin e shtatë. Në fushë 90 minuta për Leccen ishte edhe Ylber Ramadani, që u ndëshkua me karton të verdhë dhe ishte lojtari me paraqitjen më të dobët te vendasit, duke u vlerësuar me notën 5.6 në këtë duel.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?