Milani fitoi 2-0 kundër Lazios në "San Siro" dhe merr vendin e parë përkohësisht në Serie A. Kuqezinjtë e Stefano Piolit, pasi mundën Cagliarin në transfertë, siguruan sërish tri pikë këtë herë kundër Lazios. Pjesa e parë e ndeshjes ishte pa gola, teksa Pulisic në të 60 minutë kaloi kuqezinjtë në avantazh. Pas këtij rasti, Lazio e shtoi presionin, por nuk gjeti barazimin. Për të vulosur tri pikët mendoi Okafor, që shënoi në minutën e 88-të. Formë e mirë edhe nga Leao, që asistoi në dy rastet e golave. Me 18 pikë, Milani merr vendin e parë në Serie A, tre më shumë se Interi që luan kundër Salernitanës në transfertë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Lautaro 'engjëlli' i Interit, 'poker' golash nga sulmuesi! Milani 'likuidon' 2-0 Lazion, Napoli fiton me goleadë në Serie A
S.Dh/ReportTv.al