GOLAT/ Napoli 'kockë e fortë' në Champions League, barazon 1-1 ndaj Barcelonës! Porto befason 1-0 Arsenalin në shtesë

21 Shkurt, 22:55| Përditesimi: 22 Shkurt, 15:59

  • Share

Champions League zhvilloi këtë të mërkurë ndeshjet e fazës së 1/8, duke mbyllur turin e parë. Në "Do Dragao", Porto mundi 1-0 Arsenalin në shtesë me golin e Galeno, teksa në Itali sfida mes Napolit dhe Barcelonës u mbyll 1-1.

Këto ishin dy ndeshjet e fundit për këtë fazë dhe pas tri javësh skuadrat përballen në sfidat e kthimit, aty ku do diskutojnë edhe biletat për në çerekfinale.

Në "Diego Maradona", Napoli dhe Barcelona dhuruan një 90 minutësh mes spektaklit dhe në fund barazuan 1-1. Sfida e 1/8 ishte me grintë në pjesën e parë, aty ku skuadrat u mbrojtën mirë dhe nuk shënuan, paçka rasteve të katalanasve.

Duhej minuta e 60-të që Lewandowski të zhbllokonte duelin. Pas një pasimi nga Pedri, polaku veproi mirë në zonë dhe me të djathtën ia ndali sferën në rrjetë Meretit. Napoletanët nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në minutën e 75 barazuan me Osimhen, pas pasimit të Anguissas.

Tanimë më 12 mars skuadrat do luajnë ndeshjet e kthimit dhe do diskutojnë se cila do fitojë një biletë për të kaluar më tej. Për t'u evidentuar se trajneri i ri i Napolit, Francesco Calzona debuton duke ndalur një emër si Barcelona.

Champions League, raundi 1/8:

Leipzig 0-1 Real Madrid

Copenhagen 1-3 Manchester City

PSG 2-0 Real Sociedad

Lazio 1-0 Bayern Munich

PSV 1-1 Dortmund

Inter 1-0 Atletico Madrid

Napoli 1-1 Barcelona

Porto 1-0 Arsenal

Goli i Portos:

Ora 22:57
VIDEO/ Napoli dhe Barcelona barazojnë 1-1 në Itali, Calzona debutim pozitiv në Champions League

Në "Diego Maradona", Napoli dhe Barcelona dhuruan një 90 minutësh mes spektaklit dhe në fund barazuan 1-1. Sfida e 1/8 ishte me grintë në pjesën e parë, aty ku skuadrat u mbrojtën mirë dhe nuk shënuan, paçka rasteve të katalanasve.

Duhej minuta e 60-të që Lewandowski të zhbllokonte duelin. Pas një pasimi nga Pedri, polaku veproi mirë në zonë dhe me të djathtën ia ndali sferën në rrjetë Meretit. Napoletanët nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në minutën e 75 barazua me Osimhen, pas pasimit të Anguissas.

Tanimë më 12 mars skuadrat do luajnë ndeshjet e kthimit dhe do diskutojnë se cila do fitojë një biletë për të kaluar më tej. Për t'u evidentuar se trajneri i ri i Napolit, Francesco Calzona debuton duke ndalur një emër si Barcelona.

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?