Në "Diego Maradona", Napoli dhe Barcelona dhuruan një 90 minutësh mes spektaklit dhe në fund barazuan 1-1. Sfida e 1/8 ishte me grintë në pjesën e parë, aty ku skuadrat u mbrojtën mirë dhe nuk shënuan, paçka rasteve të katalanasve.
Duhej minuta e 60-të që Lewandowski të zhbllokonte duelin. Pas një pasimi nga Pedri, polaku veproi mirë në zonë dhe me të djathtën ia ndali sferën në rrjetë Meretit. Napoletanët nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në minutën e 75 barazua me Osimhen, pas pasimit të Anguissas.
Tanimë më 12 mars skuadrat do luajnë ndeshjet e kthimit dhe do diskutojnë se cila do fitojë një biletë për të kaluar më tej. Për t'u evidentuar se trajneri i ri i Napolit, Francesco Calzona debuton duke ndalur një emër si Barcelona.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli 'kockë e fortë' në Champions League, barazon 1-1 ndaj Barcelonës! Porto befason 1-0 Arsenalin në shtesë
S.Dh/ReportTv.al