La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e nëntë. Në 14:00 këtë të shtunë gjithçka nisi me fitoren 0-1 të Gironës në transfertë kundër Cadiz. Në 16:15 Real Madridi fitoi në shtëpi 4-0 me Osasunën. Ndërkohë, Mallorca barazoi 1-1 me Valencian, teksa Vedat Muriqi asistoi.
Në "Santiago Bernabeu", për javën e nëntë në La Liga, Real Madridi nuk i diskutoi tri pikët, duke fituar 4-0 me Osasunën. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm nëntë minutave lojë nga Bellingham, pas pasimit të Carvajal. Sërish Bellingham në minutën e 54 do shënonte golin e dytë dhe të qetësisë. Më pas Vinicius dhe Joselu shënuan për 4-0. Me këtë triumf, "Galaktikët" e Ancelottit marrin kreun e klasifikimit me 24 pikë, dy më shumë se Girona e vendit të dytë.
Në Palma de Mallorca, vendasit e Mallorcas barazuan 1-1 me Valencian. Në këtë sfidë për Mallorcan asistoi Vedat Muriqi, që pasoi për Rodriguez në minutën e pestë, për të gjetur epërsinë. Duhej Lopez në fundin e pjesës së parë për të vendosur ekuilbrat. Vedat Muriqi ishte ndër më të mirët në fushë për të tijtë. Mallorca me tetë pikë renditet e 13-ta, ndërsa Valencia me 11 pikë mban pozitën e nëntë.
La Liga - java 9-të:
14:00 Cadiz 0-1 Girona
16:15 Real Madrid 4-0 Osasuna
18:30 Mallorca 1-1 Valencia
21:00 Sevilla 2-2 Rayo Vallecano
Renditja: