Në "Santiago Bernabeu", për javën e nëntë në La Liga, Real Madridi nuk i diskutoi tri pikët, duke fituar 4-0 me Osasunën. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm nëntë minutave lojë nga Bellingham, pas pasimit të Carvajal. Sërish Bellingham në minutën e 54 do shënonte golin e dytë dhe të qetësisë. Më pas Vinicius dhe Joselu shënuan për 4-0. Me këtë triumf, "Galaktikët" e Ancelottit marrin kreun e klasifikimit me 24 pikë, dy më shumë se Girona e vendit të dytë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Reali është 'Galaktik', mund me katër gola Osasunën dhe merr kreun! Vedat Muriqi jep asist
S.Dh/ReportTv.al