Në "Santiago Bernabeu", Real Madridi fitoi 3-1 me Espanyolin për javën e 25-të në La Liga. Të besuarit e Carlo Ancelottit përmbysën miqtë nga Katalonja, me Espanyolin që kaloi në avantazh me Joselu në minutën e tetë. Vinicius Junior në të 22 minutë vendosi ekuilibrat, teksa Militao në të 39 përmbysi ndeshjen. Në pjesën e dytë, në 90+3' Asensio shënoi për 3-1. Real Madrid me 56 pikë mban vendin e dytë në kampionat, gjashtë pikë më pak se Barça që luan nesër. Espanyol nga ana tjetër me 27 pikë gjendet në vendin e 13-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Real Madrid rikthehet te fitorja pas dy ndeshjeve, 'Galaktikët' fitojnë me Espanyolin! Valencia del nga zona e ftohtë
S.Dh/ReportTv.al