GOLAT/ Milani përmbys 2-3 Udinesen mes thirrjeve raciste, Maignan braktis ndeshjen! De Rossi debuton me tri pikë në stol, Roma fiton 2-1 ndaj Veronës

20 Janar, 22:58| Përditesimi: 20 Janar, 22:59

  • Share

Serie A e futbollit në Itali është në javën e 21-të. Kjo e shtunë sportive kishte në program dy sfida, me Romën që mposhti 2-1 Veronën në "Olimpico". Trajneri i ri i verdhekuqve, Daniele De Rossi debutoi me tri pikë në stol. Duke nisur nga 20:45 u luajt sfida mes Udineses dhe Milanit, me këta të fundit që fituan 2-3 në fund. Në Udine pati thirrje raciste ndaj portierit të Milanit, me Mike Maignan që braktisi për pesë minuta ndeshjen dhe u rikthye nga dhomat e zhveshjes pasi u bind nga drejtuesit.

Daniele De Rossi u rikthye me tri pikë në "Olimpico". Trajneri i ri i Romës shijoi nga stoli suksesin 2-1 të të tijve kundër Veronës, në një ndeshje që nuk rezultoi e lehtë në fushë. Për javën e 21-të në Serie A, De Rossi gjen "ilaçin" dhe rikthen ekipin te fitorja, këtë herë si trajner dhe jo më si futbollist. Roma shënoi dy gola në pjesën e parë me Lukakun dhe Pellegrinin në minutat 19 dhe 25. Verona u "zgjua" në fraksionin e dytë dhe Djuric gaboi nga 11 metra në minutën e 64. Më pas Folorunsho nga afro 28 metra në minutën e 76 shkurtoi shifrat, me tifozët në "Olimpico" që mbeten me "zemër në dorë" deri në fund.

Milani nuk 'vdes' kurrë. Kuqezinjtë e Stefano Piolit ia dolën të merrnin tri pikë në udhëtim, duke fituar 2-3 në Udine. 'Djalli' iu fal golit të Okafor në minutën e 90+3, paçka se sfida ishte dramatike. Gjithçka u hap nga Loftus-Cheek në minutën e 31, që kaloi Milanin në avantazh. Më pas, në të 35 minutë në stadium u dëgjuan thirrje raciste ndaj Mike Maignan. Më herët gardiani i Milanit njoftoi arbitrin për këtë gjë, ndërsa pas vijimit të tyre doli nga fusha dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes.

Edhe kolegët e tij u larguan për afro pesë minuta, teksa Maignan u bind të kthehej në fushë. Në të 42 minutë Samardzic barazoi 1-1 duke mbyllur pjesën e parë. Në fraksionin e dytë Udinese shënoi me Thauvin. Kur u duk se bardhezinjtë do merrnin tri pikë, Jovic barazoi në të 83 minutë. Milani nuk u ndal me kaq, teksa në fund shënoi me Okafor pët tri pikë.

Serie A, java 21:

E shtunë

18:00 Roma 2-1 Verona

20:45 Udinese 2-3 Milan

Renditja:

Ora 22:52
Thirrje raciste në stadium, Maignan braktis ndeshjen! Milani përmbys 2-3 Udinesen në 'frymën e fundit' (VIDEO)


Milani nuk 'vdes' kurrë. Kuqezinjtë e Stefano Piolit ia dolën të merrnin tri pikë në udhëtim, duke fituar 2-3 në Udine. 'Djalli' iu fal golit të Okafor në minutën e 90+3, paçka se sfida ishte dramatike.

Gjithçka u hap nga Loftus-Cheek në minutën e 31, që kaloi Milanin në avantazh. Më pas, në të 35 minutë në stadium u dëgjuan thirrje raciste ndaj Mike Maignan. Më herët gardiani i Milanit njoftoi arbitrin për këtë gjë, ndërsa pas vijimit të tyre doli nga fusha dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes.

Edhe kolegët e tij u larguan për afro pesë minuta, teksa Maignan u bind të kthehej në fushë. Në të 42 minutë Samardzic barazoi 1-1 duke mbyllur pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë Udinese shënoi me Thauvin. Kur u duk se bardhezinjtë do merrnin tri pikë, Jovic barazoi në të 83 minutë. Milani nuk u ndal me kaq, teksa në fund shënoi me Okafor pët tri pikë. Katër fitoret radhazi e dërgojnë Milanin në vendin e tretë me 45 pikë.

 

 

 

 

Ora 21:36
VIDEO/ Thirrje raciste në Udine, portieri i Milanit braktis ndeshjen

ITALI - Udinese dhe Milan janë duke luajtur për javën e 21-të në Serie A. Ndeshja u pezullua për afro 5 minuta për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët e Udineses drejtuar portieri kuqezi, Mike Maignan.

Gardiani njoftoi fillimisht arbitrin në lidhje me situatën jo normale, teksa më pas vendosi të largohej nga fusha. U deshën afro 5 minuta kohë që francezi të qetësohet dhe të rikthehej në fushë, për të rifilluar ndeshjen.

Ora 20:06
VIDEO/ Daniele De Rossi 'ilaçi' i ekipit, Roma mposht 2-1 Veronën mes frikës


Daniele De Rossi u rikthye me tri pikë në "Olimpico". Trajneri i ri i Romës shijoi nga stoli suksesin 2-1 të të tijve kundër Veronës, në një ndeshje që nuk rezultoi e lehtë në fushë. Për javën e 21-të në Serie A, De Rossi gjen "ilaçin" dhe rikthen ekipin te fitorja, këtë herë si trajner dhe jo më si futbollist. Roma shënoi dy gola në pjesën e parë me Lukakun dhe Pellegrinin në minutat 19 dhe 25. Verona u "zgjua" në fraksionin e dytë dhe Djuric gaboi nga 11 metra në minutën e 64. Më pas Folorunsho nga afro 28 metra në minutën e 76 shkurtoi shifrat, me tifozët në "Olimpico" që mbeten me "zemër në dorë" deri në fund. Roma me 32 pikë ngjitet në vendin e tetë, ndërkohë që Verona mbetet në pozitën e 18-të me 17 pikë.

 

 

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?