De Rossi dhe Lukaku

VIDEO/ Daniele De Rossi 'ilaçi' i ekipit, Roma mposht 2-1 Veronën mes frikës

20 Janar, 20:06| Përditesimi: 20 Janar, 20:07

  • Share


Daniele De Rossi u rikthye me tri pikë në "Olimpico". Trajneri i ri i Romës shijoi nga stoli suksesin 2-1 të të tijve kundër Veronës, në një ndeshje që nuk rezultoi e lehtë në fushë. Për javën e 21-të në Serie A, De Rossi gjen "ilaçin" dhe rikthen ekipin te fitorja, këtë herë si trajner dhe jo më si futbollist. Roma shënoi dy gola në pjesën e parë me Lukakun dhe Pellegrinin në minutat 19 dhe 25. Verona u "zgjua" në fraksionin e dytë dhe Djuric gaboi nga 11 metra në minutën e 64. Më pas Folorunsho nga afro 28 metra në minutën e 76 shkurtoi shifrat, me tifozët në "Olimpico" që mbeten me "zemër në dorë" deri në fund. Roma me 32 pikë ngjitet në vendin e tetë, ndërkohë që Verona mbetet në pozitën e 18-të me 17 pikë.

 

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milani përmbys 2-3 Udinesen mes thirrjeve raciste, Maignan braktis ndeshjen! De Rossi debuton me tri pikë në stol, Roma fiton 2-1 ndaj Veronës


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?