GOLAT/ Milani mund 2-1 PSG-në dhe hyn në garë për më tej, City merr biletën për në 1/16 e CHL! Atletico show me 6 gola, Shakhtar mposht Barcelonën

7 Nëntor 2023, 23:14| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 15:34

  • Share

Champions League është në raundin e katërt për ndeshjet në grupe. Këtë të martë në program ishin tetë sfida, teksa gjithçka nisi në orën 18:45. Dortmund fitoi 2-0 me Newcastle, ndërsa Shakhtar Donetsk befasoi 1-0 Barcelonën. Në 21:00 Milani mundi 2-1 me përmbysje PSG-së. City mundi 3-0 Young Boys duke u kualifikuar për në 1/16. Lazio mundi 1-0 Feyenoord, me Hysaj në fushë.

Në "Iduna Park", Dortmundi fitoi 2-0 kundër Newcastle në grupin F të Champions League. Verdhezinjtë hapën ndeshjen që në minutën e 26-të me golin e Fullkrug, teksa në pjesën e dytë Brandt nuk i la mundësi miqve duke shënuar golin e dytë. Me shtatë pikë Dortmund merr për momentin kreun e grupit, duke lënë Newcastle me katër pikë në pozitën e tretë.

Në Hamburg, Shakhtar mundi 1-0 Barcelonën në grupin H të Ligës së Kampioneve. Megjithëse me yjet në fushë, katalanasit nuk mundën të dilnin me pikë duke bërë befasinë këtë mbrëmje dhe marrë disfatën e parë këtë edicion të këtij eventi. Ishte Sikan në minutën e 40-të që shënoi golin me vlerën e tri pikëve për ukrainasit. Barça me nëntë pikë vijon të jetë në krye të grupit, teksa Shakhtar me gjashtë pikë merr vendin e tretë.

Milan ka marrë një fitore të madhe në grupin F të Champions League, duke mundur 2-1 PSG-në me përmbysje. Ishte Milan Skriniar që në minutën e nëntë shënoi për PSG-në, që kaloi në avantazh miqtë. Më pas ishte Leao me roveshatë që barazoi në të 12 minutë. Pjesa e dytë ishte me emocione, pasi Giroud në të 50 minutë kaloi në epërsi Milanin, pas asistit të Hernandez. Milani merr kështu fitoren e parë në grup dhe me pesë pikë shkon në vendin e tretë, ndërkohë që PSG me gjashtë pikë qëndron në pozitën e dytë duke humbur kreun.

Manchester City fitoi 3-0 kundër Young Boys për raundin e katërt në grupin G të Champions League. "Qytetarët" janë kualifikuar për në raundin e 1/16, duke nisur kështu mbrojtjen e titullit kampion. Haaland në të 23 minutë shënoi me penallti, teksa Foden në 45+1 shënoi golin e dytë. Haaland në 51' shënoi dopietën personale dhe golin e tretë të ndeshjes. Me 12 pikë City është në krye të grupit, teksa edhe Leipzig kalon më tej me nëntë pikë si vendi i dytë.

Champions League - Raundi 4 - E martë:

Grupi E

21:00 Atletico Madrid 6-0 Celtic (Griezmann 6', 60, Morata 45+2', 76', Lino 66', Niguez 85' )

21:00 Lazio 1-0 Feyenoord (Immobile 45+1')

Grupi F

18:45 Borussia Dortmund 2-0 Newcastle (Fullkrug 26', Brandt 79')

21:0 Milan 2-1 PSG (Leao 12', Giroud 50' / Skriniar 9')

Grupi G

21:00 Crvena Zvezda 1-2 Leipzig (Kanga 81' / Simons 8', Openda 77')

21:00 Manchester City 3-0 Young Boys (Haaland 23' (p), 51', Foden 45+1')

Grupi H

18:45 Shakhtar 1-0 Barcelona (Sikan 40')

21:00 Porto 2-0 Antwerp (Evanilson 32', Pepe 90+1')

Renditja:

Ora 23:05
VIDEO/ Milani përmbys 2-1 PSG në 'San Siro', kuqezinjtë hyjnë në 'vallen' e kualifikimit në Champions



Milan ka marrë një fitore të madhe në grupin F të Champions League, duke mundur 2-1 PSG-në me përmbysje. Ishte Milan Skriniar që në minutën e nëntë shënoi për PSG-në, që kaloi në avantazh miqtë. Më pas ishte Leao me roveshatë që barazoi në të 12 minutë. Pjesa e dytë ishte me emocione, pasi Giroud në të 50 minutë kaloi në epërsi Milanin, pas asistit të Hernandez. Milani merr kështu fitoren e parë në grup dhe me pesë pikë shkon në vendin e tretë, ndërkohë që PSG me gjashtë pikë qëndron në pozitën e dytë duke humbur kreun.

 

 
 
Ora 22:58
Katër fitore në kaq ndeshje të CHL, Man. City mund 3-0 Young Boys në grupin G! Kualifikohet në 1/16 (VIDEO)

Manchester City fitoi 3-0 kundër Young Boys për raundin e katërt në grupin G të Champions League. "Qytetarët" janë kualifikuar për në raundin e 1/16, duke nisur kështu mbrojtjen e titullit kampion. Haaland në të 23 minutë shënoi me penallti, teksa Foden në 45+1 shënoi golin e dytë. Haaland në 51' shënoi dopietën personale dhe golin e tretë të ndeshjes. Me 12 pikë City është në krye të grupit, teksa edhe Leipzig kalon më tej me nëntë pikë si vendi i dytë.

Ora 21:00
VIDEO/ Dy gola në Gjermani, Dortmund fiton me Newcastle dhe i merr vendin në Champions League

Në "Iduna Park", Dortmundi fitoi 2-0 kundër Newcastle në grupin F të Champions League. Verdhezinjtë hapën ndeshjen që në minutën e 26-të me golin e Fullkrug, teksa në pjesën e dytë Brandt nuk i la mundësi miqve duke shënuar golin e dytë. Me shtatë pikë Dortmund merr për momentin kreun e grupit, duke lënë Newcastle me katër pikë në pozitën e tretë.

Ora 20:59
Befasi në Hamburg, Shakhtar mund 1-0 Barcelonën në Ligën e Kampioneve (VIDEO)

Në Hamburg, Shakhtar mundi 1-0 Barcelonën në grupin H të Ligës së Kampioneve. Megjithëse me yjet në fushë, katalanasit nuk mundën të dilnin me pikë duke bërë befasinë këtë mbrëmje dhe marrë disfatën e parë këtë edicion të këtij eventi. Ishte Sikan në minutën e 40-të që shënoi golin me vlerën e tri pikëve për ukrainasit. Barça me nëntë pikë vijon të jetë në krye të grupit, teksa Shakhtar me gjashtë pikë merr vendin e tretë.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?