Milan ka marrë një fitore të madhe në grupin F të Champions League, duke mundur 2-1 PSG-në me përmbysje. Ishte Milan Skriniar që në minutën e nëntë shënoi për PSG-në, që kaloi në avantazh miqtë. Më pas ishte Leao me roveshatë që barazoi në të 12 minutë. Pjesa e dytë ishte me emocione, pasi Giroud në të 50 minutë kaloi në epërsi Milanin, pas asistit të Hernandez. Milani merr kështu fitoren e parë në grup dhe me pesë pikë shkon në vendin e tretë, ndërkohë që PSG me gjashtë pikë qëndron në pozitën e dytë duke humbur kreun.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani mund 2-1 PSG-në dhe hyn në garë për më tej, City merr biletën për në 1/16 e CHL! Atletico show me 6 gola, Shakhtar mposht Barcelonën
S.Dh/ReportTv.al