Festa e Brentford

GOLAT/ Surpriza në Premier League, Brentford mposht Chelsean në 'Stamford Bridge'! Arsenali 'shuplakë' Sheffield, 'ngec' Newcastle

28 Tetor 2023, 15:36| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 15:52

  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në javën e dhjetë. Këtë të shtunë gjithçka nisi në orën 13:30, me Chelsean që humbi në shtëpi 0-2 me Brentford. Në stol për miqtë qëndroi Strakosha, ndërsa Broja ishte mungesa e madhe e Chelseas. Në sfidat e tjera, Arsenali fitoi 5-0 me Sheffield dhe shkon në vendin e dytë, dy pikë pas Tottenhamit. Newcastle u ndal në barazimin 2-2 me Wolves.

Në "Stamford Bridge" Chelsea humbi 0-2 me Brentford për javën e dhjetë të Premier League. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka ishte lënë për 45 minutat e dyta. Në të 58' ishte Pinnock që zhbllokoi ndeshjen pas asistit të Mbuemo. Në fundin e lojës, duhej ky i fundit që të shënonte për 0-2 në të 90+6 minutë për golin e dytë të Brentford. Në stol për miqtë qëndroi portieri Thomas Strakosha, ndërsa te vendasit Armando Broja nuk është grumbulluar për javën e dytë, si pasojë e dëmtimit. Me 13 pikë, Brentford mban vendin e 10-të, duke lënë Chelsean në të 11 me 12 pikë. Chelsea duket në krizë kur kanë kaluar dhjetë javë nga sezoni i ri.

Java e dhjetë e Premier League në Angli dhuroi fitoren 5-0 të Arsenalit kundër Sheffield United. Në "Emirates" skuadra e Artetas nuk e vendosi në diskutim fitoren duke zhbllokuar ndeshjen me Nketiah në minutën e 28-të. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa sërish Nketiah në minutët 50 dhe 58 i dërgoi shifrat në 3-0. Vieira në të 88 minutë dhe Tomiyasu në 90+6 dërguan shifrat në 5-0. Me këtë sukses Arsenali ngjitet në kuotën e 24 pikëve për vendin e dytë, teksa Sheffield mbetet në fund të klasifikimit me vetëm një pikë.

Premier League - java 10-të, e shtunë:

13:30 Chelsea 0-2 Brentford

16:00 Arsenal 5-0 Sheffield

16:00 Bournemouth 2-1 Burnley

18:30 Wolves 2-2 Newcastle

Renditja:
 

Ora 20:53
Nketiah tripletë, Arsenali 'shuplakë' Sheffield për vendin e dytë në Premier League (VIDEO)


Java e dhjetë e Premier League në Angli dhuroi fitoren 5-0 të Arsenalit kundër Sheffield United. Në "Emirates" skuadra e Artetas nuk e vendosi në diskutim fitoren duke zhbllokuar ndeshjen me Nketiah në minutën e 28-të. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa sërish Nketiah në minutët 50 dhe 58 i dërgoi shifrat në 3-0. Vieira në të 88 minutë dhe Tomiyasu në 90+6 dërguan shifrat në 5-0. Me këtë sukses Arsenali ngjitet në kuotën e 24 pikëve për vendin e dytë, teksa Sheffield mbetet në fund të klasifikimit me vetëm një pikë.

Ora 15:38
VIDEO/ Chelsea 'pa busull' në shtëpi, Brentford e mposht 0-2! Strakosha në stol


Në "Stamford Bridge" Chelsea humbi 0-2 me Brentford për javën e dhjetë të Premier League. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka ishte lënë për 45 minutat e dyta. Në të 58' ishte Pinnock që zhbllokoi ndeshjen pas asistit të Mbuemo. Në fundin e lojës, duhej ky i fundit që të shënonte për 0-2 në të 90+6 minutë për golin e dytë të Brentford. Në stol për miqtë qëndroi portieri Thomas Strakosha, ndërsa te vendasit Armando Broja nuk është grumbulluar për javën e dytë, si pasojë e dëmtimit. Me 13 pikë, Brentford mban vendin e 10-të, duke lënë Chelsean në të 11 me 12 pikë. Chelsea duket në krizë kur kanë kaluar dhjetë javë nga sezoni i ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?