Goli i parë i Brentford

VIDEO/ Chelsea 'pa busull' në shtëpi, Brentford e mposht 0-2! Strakosha në stol

28 Tetor 2023, 15:38| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 15:39

  • Share


Në "Stamford Bridge" Chelsea humbi 0-2 me Brentford për javën e dhjetë të Premier League. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka ishte lënë për 45 minutat e dyta. Në të 58' ishte Pinnock që zhbllokoi ndeshjen pas asistit të Mbuemo. Në fundin e lojës, duhej ky i fundit që të shënonte për 0-2 në të 90+6 minutë për golin e dytë të Brentford. Në stol për miqtë qëndroi portieri Thomas Strakosha, ndërsa te vendasit Armando Broja nuk është grumbulluar për javën e dytë, si pasojë e dëmtimit. Me 13 pikë, Brentford mban vendin e 10-të, duke lënë Chelsean në të 11 me 12 pikë. Chelsea duket në krizë kur kanë kaluar dhjetë javë nga sezoni i ri.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Surpriza në Premier League, Brentford mposht Chelsean në 'Stamford Bridge'! Arsenali 'shuplakë' Sheffield, 'ngec' Newcastle


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?