Premier League vijoi me javën e 21-të. Këtë të shtunë në Londër, Chelsea fitoi 1-0 kundër Fulhamit në derbin e qytetit, ndërsa në orën 18:30 Newcastle humbi 2-3 nga Manchester City në një ndeshje më shumë se të luftuar dhe me përmbysje.
Në "Stamford Bridge", Chelsea me Armando Brojën nga minuta e parë siguroi suksesin e tretë radhazi në kampionat. Blutë fituan 1-0 kundër Fulham. Pjesa e parë nisi me lojën në mesin e fushës dhe me skuadrat që nuk po dilnin te rastet konkrete. Duhej minuta e 45+4 që Sterling të fitonte një penallti në zonë, me Palmer që nuk gaboi nga 11 metra dhe me këtë gol i dha vendasve të Pochettinos fitoren e tretë radhazi në kampionat. Armando Broja ishte protagonist në dy raste, por pa mundur ta dërgonte sferën në rrjetë. Në të 66 minutë, sulmuesi i Kombëtares i bëri vend Maduekesë. Me 31 pikë pas kësaj jave, Chelsea pozicionohet në vendin e tetë, teksa Fulham me 24 pikë në vendin e 13-të.
Ndeshje e "çmendur" në "St. James Park". Manchester City siguroi tri pikë në udhëtim duke mundur 2-3 Newcastelin në një ndeshje që i pati të gjitha. "Magjiku" Guardiola ishte heroi i ndeshjes, që nga stoli lexoi kundërshtarin dhe hedhja në fushë e De Bruyne dhe Bobb i dhanë të tijve tri pikë.
Ishte Bernardo Silva që në minutën e 26-të kaloi "Qytetarët" në avantazh me një gol të bukur me finte, para se Isak dhe Gordon të përmbysnin te vendasit. Në pjesën e dytë City kontrolloi lojën. Kapiteni De Bruyne u hodh në lojë në të 70 minutë dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi për ekuilibrat 2-2.
Sërish belgu ishte protagonist në të 90+1', kur me një pasim kirurgjikal nga 30 metra për Bobb, bëri që djaloshi të shënonte golin e tretë dhe të fitores për Cityn duke shmangur edhe portierin. Fitore nga stoli për Man. City, që e sheh veten me 43 pikë në vendin e dytë, dy pikë pas Liverpoolit kryesues.
Nga ana tjetër Newcastle nuk ia del të fitojë për katër ndeshje radhazi, teksa ka humbur terren dhe me 29 pikë pozicionohet në vendin e dhjetë.
Premier League, java 21:
E shtunë
13:30 Chelsea 1-0 Fulham (Palmer 45+4' (p))
18:30 Newcastle 2-3 Manchester City
Renditja: