Ndeshje e "çmendur" në "St. James Park". Manchester City siguroi tri pikë në udhëtim duke mundur 2-3 Newcastelin në një ndeshje që i pati të gjitha. "Magjiku" Guardiola ishte heroi i ndeshjes, që nga stoli lexoi kundërshtarin dhe hedhja në fushë e De Bruyne dhe Bobb i dhanë të tijve tri pikë.
Ishte Bernardo Silva që në minutën e 26-të kaloi "Qytetarët" në avantazh me një gol të bukur me finte, para se Isak dhe Gordon të përmbysnin te vendasit. Në pjesën e dytë City kontrolloi lojën. Kapiteni De Bruyne u hodh në lojë në të 70 minutë dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi për ekuilibrat 2-2.
Sërish belgu ishte protagonist në të 90+1', kur me një pasim kirurgjikal nga 30 metra për Bobb, bëri që djaloshi të shënonte golin e tretë dhe të fitores për Cityn duke shmangur edhe portierin. Fitore nga stoli për Man. City, që e sheh veten me 43 pikë në vendin e dytë, dy pikë pas Liverpoolit kryesues.
Nga ana tjetër Newcastle nuk ia del të fitojë për katër ndeshje radhazi, teksa ka humbur terren dhe me 29 pikë pozicionohet në vendin e dhjetë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Tre suksese radhazi, Chelsea fiton 1-0 kundër Fulham me Brojën në fushë! Man. City përmbys 2-3 Newcastelin
S.Dh/ReportTv.al