La Liga e futbollit në Spanjë është në javën 14-të. Këtë të diel gjithçka nisi në orën 14:00 me Villarealin që fitoi 3-1 me Osasunën, duke i marrë vendin në renditje. Në 16:15 Real Sociedad mundi 2-1 Sevilla, ndërsa në 18:30 Real Madridi fitoi 0-3 me Cadiz duke marrë kreun e renditjes.
Në stadiumin "La Ceramica", Villarreali vendas mori tri pikë duke mundur 3-1 Osasunën për raundin e 14-të në La Liga. Gjithçka do vendosej në fraksionin e dytë të lojës, me pjesën e parë që u mbyll 0-0. Duhej tripleta e Morales në minutat 57-të, 71 dhe 80-të për t'i dhënë tri pikë skuadrës së Marcelinos. Për miqtë momentalisht shkurtoi Catena në të 78'. Me 15 pikë Virrarreal merr vendin e 12-të, duke lënë në pozitën e 14-të Osasunën me 14 pikë.
Real Sociedad fitoi 2-1 me Sevillan për javën e 14-të në La Liga dhe marshon drejt zonës evropiane. Në "Shën Sebastian" vendasit e trajnerit Alguacil ishin më të vendosur në fushë duke shënuar dy gol në pjesën e parë, teksa fundi ishte i hidhur për Sevillan që pa dy kartona të kuq në një minutë. Sfida nisi me autogolin e Dmitrovic, që kaloi Sociedadin në epërsi pas vetëm tre minutave lojë. Në të 22' duhej perla e Sadiq Umar nga jashtë zonës për të bërë që i gjithë stadiumi të ngrihej në festë për epërsinë 2-0.
Në pjesën e dytë miqtë nga Sevilla gjetën golin shpejt me En Nesyri që shkurtoi shifrat në të 60 minutë. Në fund djemtë e Alonsos kërkuan barazimin, por në vend të tij morën dy kartona të kuq në minutën e 88-të. Sergio Ramos për për ndërhyrje të parregullt dhe Jesus Navas për protestë lanë miqtë me nëntë lojtarë. Me këtë sukses Sociedad ngjitet në vendin e pestë me 25 pikë, ndërsa Sevilla vuan rezultatet dhe me 12 pikë pozicionohet në vendin e 15-të.
Real Madridi ia doli të marrë tri pikë të vyera në udhëtim duke mundur 0-3 Cadizin për javën e 14-të në stadiumin "Mirandilla". "Galaktikët" nuk e vendosën fitoren në diskutim duke shënuar që në minutën e 14-të me Rodrygon. Braziliani nuk fali nga brenda zonës me një të djathtë të bukur. Pjesa e dytë solli edhe dopietën e Rodrygos, që pasi kaloi gjithë mbrojtjen vendase nuk e kishte të vështirë të linte topin pas krahëve të Ledesmas. Në minutën e 74 shënoi Bellingham me një të majtë diagonale nga brenda zonës. Mesfushori anglez ia ka dalë që këtë sezon me Realin të shënojë 14 gola, duke barazuar kuotën që shënoi një vit më parë kur mbante veshur fanellën e Dortmund. Me këtë sukses, Reali ngjitet në krye të La Ligas me 35 pikë, duke lënë pas Gironan me një pikë më pak. Katalanasit luajnë nesër në shtëpi kundër Bilbaos dhe kanë shansin të rimarrin kreun në rast suksesi.
La Liga - java 14-të, e dielë:
Villareal 3-1 Osasuna
16:15 Real Sociedad 2-1 Sevilla
18:30 Cadiz 0-3 Real Madrid
21:00 Betis 1-0 Las Palmas
Renditja: