Real Madridi ia doli të marrë tri pikë të vyera në udhëtim duke mundur 0-3 Cadizin për javën e 14-të në stadiumin "Mirandilla". "Galaktikët" nuk e vendosën fitoren në diskutim duke shënuar që në minutën e 14-të me Rodrygon. Braziliani nuk fali nga brenda zonës me një të djathtë të bukur. Pjesa e dytë solli edhe dopietën e Rodrygos, që pasi kaloi gjithë mbrojtjen vendase nuk e kishte të vështirë të linte topin pas krahëve të Ledesmas. Në minutën e 74 shënoi Bellingham me një të majtë diagonale nga brenda zonës. Mesfushori anglez ia ka dalë që këtë sezon me Realin të shënojë 14 gola, duke barazuar kuotën që shënoi një vit më parë kur mbante veshur fanellën e Dortmund. Me këtë sukses, Reali ngjitet në krye të La Ligas me 35 pikë, duke lënë pas Gironan me një pikë më pak. Katalanasit luajnë nesër në shtëpi kundër Bilbaos dhe kanë shansin të rimarrin kreun në rast suksesi.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Real Madridi 'shkërmoq' Cadizin dhe merr kreun e La Liga-s! Sociedad 'skuq' Sevillan, fiton 2-1
S.Dh/ReportTv.al