VLORË - Lëvizja e një automjeti tip golf me xhama të zinj dhe me shpejtësi të lartë ka vënë në lëvizje policinë e Vlorës.
Ndjekja e tij është kryer fillimisht në qytet dhe më pas në autostradën Vlore-Levan ndërsa në ndihmë të policisë së Vlorës kanë qenë edhe forcat e FNSH, raporton gazetari Armand Xhelili
Ndjekja ka vijuar deri në Levan ndërsa është njoftuar edhe policia e Fierit.
Nga uniformat blu konfirmohet se kontrollet vijojnë në të gjithë zonën për ndalimin e automjetit dhe personave që ndodheshin në të.
Komento
Komente
