Qazim Laçi

Goli në Champions League, Qazim Laçi: Është emocionuese, luftuam si ekip

18 Shtator, 22:09| Përditesimi: 18 Shtator, 22:11

  • Share


Qazim Laçi foli pas golit në ndeshjen e tij debutuese në Champions League. Sparta e Pragës fitoi 3-0 kundër Salzburg dhe Laçi shënoi supergol duke lënë në tokë tre mbrojtësit.

“Ndjenjat janë të mahnitshme, emocionuese”, tha Laçi para kamerave të Nova Sport 3 pas fërshëllimës së fundit.

“Kam luajtur për herë të parë në këtë kompeticion. Ne fituam dhe shënova gol. I gjithë ekipi luftoi, jam krenar për ta. Ishte jashtëzakonisht emocionuese”, vijoi ai.

Ai e zbukuroi mbrëmjen me një gol të mrekullueshëm kur arriti te topi në zonën e penalltisë.

“Sigurisht që jam i lumtur që shënova gol, por dua të përgëzoj shumë të gjithë ekipin”, mbylli Laçi fjalën e tij.


Lajmi kryesor:

CHL/ Man. City paqe me Interin, 0-0 në Angli! Qazim Laçi shënon supergol në debutim, tri pikë për Dortmund e Celtic! PSG fiton në limite


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?