Gomonia që përplasi pushuesin

Gomonia përplas pushuesin në Karaburun, 56-vjeçari me dëmtime në këmbë te Trauma! Policia: Zbriti nga një anije turistike në mol

13 Korrik, 15:35| Përditesimi: 13 Korrik, 17:30

  • Share

KARABURUN- Një pushues ka mbetur i plagosur nga një gomone në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit” në Karaburun të Vlorës. 56-vjeçari nga Tirana, sipas policisë ka qenë në mol në momentin që është përplasur nga gomonia e cila po ankorohej.

56-vjeçari kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli, thotë policia, ndërsa thekson edhe njëherë se zona ku ka ndodhur aksidenti s’ka të bëjë me zonë plazhi.

“Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi)”, njofton policia.

56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës pasi ka dëmtime të rënda në këmbë, ndërsa mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare. Drejtuesi i gomones është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noli: 14/07/2024 09:02

    Ne Sarande do mbyten njerez keni per te pare. Jane 300 skafe qe drejtohen nga femije qe u bene te gjithe operatore turistike dhe u pajisen me patenta Brenda dites dhe dokumentat qe I blejne ne vlore te mjeshtrat e njohur e ne durres dhe Po falemintojne biznesin e anijeve turistike qe paguajne miliona leke taxa dhe tani sheebejne vetem per reklamen e qytetit se leket I marrin skafet. 90 % e tyre nuk I kane lejet e drejtimit per transport pasagjeresh por asnje kontroll nuk I prek . Turp I bites u katandis bulevardi I Sarandes si pazari cam nga tabelat e trekendeshat e skafeve ske ku kalon. Kur te ndodhin tragjedia bllokoni dhe tragetet pastaj

    Përgjigju
  • Emigranti: 13/07/2024 18:35

    Historia perseritet dhe ne nuk mesojme. Vetem kur ndodhin tragjedi ose kur rrihen police kujtohemi qe shume nga keta "operatore turistike" jane pa leje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?