Grabisnin të veshur si policë në fshatrat e Vlorës pasi monitoronin zonën me dron, Gjykata lë të lirë dy prej tyre, tre të tjerë në qeli

29 Tetor 2020, 14:15| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 16:21

  • Share

VLORË- Terrorizuan fshatin Hadëraj me armë duke tentuar të grabisin të veshur si policë, është zhvilluar sot masa e sigurisë për 5 të rinjtë, ku Gjykata e Vlorës ka caktuar arrest me burg për Alfred Shametajn, Ervin Dhimën e Enerik Meçajn të cilët u arrestuan në Selenicë, ndërkohë për Lulëzim Elmazajn dhe Endrit Sinajn është dhënë detyrim paraqitje.

Tagat e zeza të Vlorës e kanë cilësuar si të paligjshëm 'arrestimin e në flagrancë' të 5 të rinjve, pasi sipas drejtueses së seancës Mirela Mishgjoni, të akuzuarit nuk janë kapur duke grabitur por në vend tjetër.

Detyrimi i paraqitjes për Elmazajn dhe Sinajn është dhënë më arsyetimin se arrestimi i tyre sipas policisë është bërë vetëm nga lidhja miqësore me Shametajn, Dhimën dhe Meçajn.

Më herët Report Tv ka qenë në fshatin Hadëraj të Selenicës ku vëllezërit Fidel dhe Pronjo Caushi kanë denoncuar tentativën e grabitjes, dhunën dhe kërcënimet nga persona të veshur si policë, të armatosur dhe të pajisur me radio policie dhe pranga.

Burime për Report Tv kanë deklaruar se të rinjtë para se të ndërhynin për të grabitur në banesa kontrollonin zonën me dron duke planifikuar çdo gjë, por kanë hasur në rezistencën e vëllezërve Caushi.

Foto nga seanca

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Balzak: 29/10/2020 21:03

    Po pse o Rini..,po përvishni mëngët..mbillni patate,apo çdo gjë legale,që me djersë pak nga pak ju rend të lumtur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?